web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komisioni i Jashtëm/ Blushi: Ju jeni të papërgjegjshëm, nuk e dini sa borxh keni marrë

23 Nëntor 2015, 11:27, Aktualitet CNA

Në diskutimet për projekt-buxhetin e Ministrisë të Punëve të Jashtme për vitin 2016, deputeti socialist, Ben Blushi ka hedhur kritika të forta ndaj qeverisë dhe MPJ. Blushi ka thënë se borxhi i marrë ende nuk dihet dhe kjo sipas tij është papërgjegjshmëri. Deputeti socialist është shprehur se qeveria ka marrë borxhin më të lartë në rajon dhe ky është një problem serioz që lidhet me transparencën e fondeve.

?Pse keni marrë borxh? Nuk po shtroni asnjë metër rrugë. Keni marrë borxhin më të lartë në rajon. Po bëni vetëm fasada dhe kjo është lluksokraci. Ju jeni të papërgjegjshëm, nuk e dini as vetë sa borxh keni marrë?, u shpreh Blushi gjatë diskutimeve për buxhetin e vitit 2016 në Komisionin e Jashtëm





Lajmet e fundit nga