web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kapshticë/ Importonte mallra kontrabandë, arrestohet 49-vjecari

17 Nëntor 2015, 17:12, Aktualitet CNA

Efektivët e policisë kanë arrestuar shtetasin Arjan Zguro,49 vjeç,banues në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale ??Kontrabandë me mallra të tjerë??.  Mësohet se ai është arrestuar në Pikën Kufitarë Kapshticë.    Policia bën me dije se 49-vjeçari në datë 10.12.2010 ka  kaluar me mjetin me targa TR 4267 K ,me të cilin transportonte ??Lëndë druri??, e që i importonte nga Janina. Për këto mallra nuk është kryer kontroll fizik por vetëm kontroll i dokumentacionit.

Dyshohej se në këtë mjet ka patur dhe artikuj të tjerë ,të cilat ky shtetas nuk i ka deklaruar dhe i është shmangur detyrimit doganor. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër  me vendim  Nr.21-2015-1071/223  datë 08.07.2015 e ka dënuar me një vit burg.





Lajmet e fundit nga