web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Intervista ekskluzive/ Taulant Balla: Rama, kurre nuk do me beje minister

14 Nëntor 2015, 18:54, Satire CNA

Po kaloja pranë godinës së Kryeministrisë, kur në hyrje vura re z.Taulant Balla. Ishte kokëulur. Ju afrova;

-Përshëndetje z.Balla! Më dukeni i trishuar. Ç?ka ndodhur?

-Më ler Kaso se jam i dërrmuar fare. Doja të takoja Kryeministrin. I shkova në zyrë, por s?ishte.

-Aman për këtë jeni i trishtuar ju. Thashë ç?ndodhi. Mendova mos ju ka trishtuar lajmi që kemi humbur shumë pikë në renditjen e vendeve me liri ekonomike.

-E Kaso! Ku të rreh ty, e ku mua. E kupton ti? Po nga ta kuptosh, kur nuk e kupton. Une kam hallin tim, ti thua ekonomi?.. –

Ç?hall?

-Po këtë që të thashë pra. S?ishte kryeministri në zyrë. I vij përditë i raportoj ç?ndodh në Grupin Parlamentar të PS-së.

-Nuk i raporton z.Ruçi?

-Po ç? Ruç thua, Kaso! Te ai nuk ka besim zoti Rama.

-Mardhëniet me zotin Rama i paskeni të mira dmth.

-Marshallah, birinxhi i kam Kaso. Nuk ka si Rama. Vizionar, elokuent, strateg.

-Kështu keni thënë edhe për zotin Nano ju zoti Balla. Madje edhe kur bënte qejf nëpër buzuqet e Greqisë dhe njerëzit u mbytën në det, nuk e kritikuat fare. Kur iku nga posti, s?folet me mire per te.

-I gjalli me te gjallet, i vdekuri me te vdekurit, Kaso. Ç?do gjë ka lidhje me kohën?.

-Meqë më kujtuat kohën, z.Balla. Thuhet se ora e markes tuaj, kushton mbi 6 mijë dollarë. Përse kaq e shtrenjtë?

-Për qëllime pune Kaso.

-Nuk ju kuptova, z.Balla.

-E mo Kaso që mbete aguridhe, mbete. Mua z.Rama më thotë psh; Në orën 14.30 të dua të vish në zyrën time të më thuash ç?ndodh në grupin parlamentar! E kupton Kaso që po u vonova dy te qindat sekonda, më punon te qindat. Ma heq fare këtë mision dhe ja jep dikujt tjetër. Presin te dera deputetet e tjerë. Aq duan, sa t?i shkasë këmba dikujt.

-Z.Balla! Mund të më thoni; A jeni pro ndryshimeve në qeveri. E thënë ndryshe: A jeni i idesë së z Meta, që qeveria ka nevojë për impulse të reja, apo jeni me idenë e zotit Rama që nuk ka nevojë për ndryshime?

-Shiko Kaso! Në këtë pikë jam më z. Meta. Rama ja fut kot. Qeveria ka nevojë për impulse. Madje ka nevojë për impuls si puna ime.. Vajta dy vjet, shaj e shaj Berishën dhe Jozefinën për afera dhe hiç. Mbeta pa u bërë Ministër i Brendshëm. Më ke dëgjuar ndonjëhere që këta të dy t?i shaj se benin ndryshime të shpeshta të ministrave të tyre. Asnjehere!

-Përse z. Rama nuk ju bën ministër?!

-E kam fajin vetë Kaso. Më parë shkoja i raportoja Nanos, për ç?do gjë që bëhej. Tani i raportoj Ramës. Më duan thjesht si raporter. Taulanti na i bën më mirë punën kështu, thonë. Më mirë të të dalë syri, sesa nami.

-Thuhet z.Balla që ju bëheni copë për elektoratin tuaj. Ju gjendeni pranë në çdo gëzim, apo hidhërim.

-E vërtetë Kaso! Ç?nuk bëj për ta. I ndihmoj me ç?të mundem dhe mamanë ku ta kenë. Më fal kaso! Desha të thosha: Hallin ku ta kenë, ju gjendem pranë.Mbaj mend njëherë psh, kur vizitova një familje në Librazhd. Isha te një familje e këputur fare. Për të të sqaruar: e vizitova kur ishte në fuqi regjimi kriminal i Sali Berishës, që i linte fshatarët të varfër. E të mos të ta zgjas. Vete unë të shtëpia e këputur. Ulem gju më gju me njerëzit, siç e kam zakon. Po qanim hallet. Ata qanin hallin e tyre. U njoha me hallin e tyre. Skampjen. Nuk kishin as televizor. Po shyqyr që s?kishin se mëngjes, drekë e darkë, Saliun dhe Jozefinën do shikonin. E pastaj ju thashë:

Çfarë ju thatë, z.Balla?

-O Kaso, o shtatanik, po duro pra ta mbaroj. Ju thashë: Ore po futboll shikoni ju? Bajernin e Mynyhut, e ndiqni ndonjë çikë?

-E ndiqnin?

-Po duro o shtatanik duro! Nuk ja kishin fare haberin. Aty më iku mendja fare. Aty në atë skamje, dënova regjimin kriminal të Sali-Jozefinës dhe ju premtova atyre njerëzve, se do bëja diçka për ta. Erdhi dita dhe bëra.

-Ju lumtë z.Balla! Ja u shpërbleftë Allahu mirësinë që i këni bërë asaj familje. Mund të na thoni, ç?bëtë për ta?

-Kur shkova përsëri te ajo shtëpi, Kaso, ju dhashë një foto ku kam qënë në stadium në Gjermani duke ndjekur Bajernin. Sa u prekën Kaso. Rrofsh, o Landi, më thoshte i zoti i shtëpisë që na hape sytë! Momente emocionuese. Po kur më tha si zoti i shtëpisë? Landi, ç?të bëj për të ngrënë?.

-Ju ç?kërkuat?

-Bukë e kripë dhe zemër, e ca mish dhe verë, i thashë. E më të kapur një dhi i zoti i shtëpisë dhe e therri vetëm për mua. Sa emocionuese! M?u duk vetja si Enver Hoxha në kasollen e Galigatit, Kaso. Bëj gjithçka t?ju gjendem pranë atyre njërëzve. Dhe përherë sa shkoj e takoj ata njerëz të mrekullueshëm, bëj foto me ta dhe i postoj në facebook. Madje në facebook-un tim, kam foto jo vetëm me njerëzit e zonës, por edhe me kafshët. Madje edhe me shtyllat elektrike. Po s?më besovë për këtë që të them: Hap faqen time në facebook dhe shikoji. Ore, unë për ata njerëz rropatem….. /Shkroi-Helidon Tahiraj





Lajmet e fundit nga