web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthejnë revoltat në rrugët e Tiranës: Qindra tregtarë ulin qepenat/ Aleanca KuqeZi thirrje për rebelim kombëtar!

10 Nëntor 2015, 10:54, Aktualitet CNA

Kryetari i Aleancës KuqeZI, Kreshnik Spahiu i është bashkuar tregtarëve të ?Tregut Çam? në protestën e tyre, ndaj taksave të larta që qeveria ka vendosur për biznesin e vogël.

Spahiu përpara mediave theksoi se solidariozohet me gjithë tregtrarët e Tiranës, Tregut Çam, Medresesë, Durrësit dhe Elbasanit .

Ai bëri me dijse se tregtarët duhet të mbyllin qepenat derisa të mos miratohet ligji që i merr frymën çdo tregtari.
Më tej, kreu i kuqezive deklaroi se kjo është ?Qeveria e 3 Q-ve?: ?Qeveria e Qelbësirave që ul Qepenat?.

?Sot nuk duhet lejuar që sistemi fiskal dhe taksat t?i marrin frymën çdo familjari. Këta tregtarë të cilët janë modeli i konkurrencës, i tregut të lirë, me çmimet më të lira në të gjithë Shqipërinë dhe nëqoftëse këta takosen, i lejohet atëherë që monopolet e ministrave dhe politikanëve të çdo krahu t?u marrin frymën dhe t?i detyrojnë këta tregtarë të mbyllin bizneset e tyre?,-thekson mes brohoritjeve të shumta kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu.

Ai vuri në dukje se këta tregtarë në bizneset e tyre familjare kanë të punësuar familjarët, fëmijët, vëllezërit dhe njerëzit e tjerë të familjes së tyre.

Ndërsa, thekson se kjo qeveri kujt i kërkon kontratë?

?I kërkojnë kontratë babait për djalin? I kërkojnë kontratë mamasë për vajzën??,-thotë Spahiu para mediave.

Ndër të tjera, Kreshnik Spahiu vuri në dukje se; a është e pranueshme sot, që taksat dhe tatimet të jenë më të mëdha se xhirot ditore të këtyre njerëzve, por këta 1 mijë lek apo 2 mijë lek bëjnë xhiron ditore dhe shqiptarët e kanë mundësinë e frymëmarrrjes që të vinë dhe të qarkullojnë paranë e tyre për t?u veshur apo për t?a gëzuar familjen vetëm këtu tek Tregu Çam, tek tregu i Medresesë dhe në tregjet shqiptare.

?Nuk kanë para për tek ?City Parku? tek dyqanet tuaja, turp të keni nëqoftëse se nuk i mbështesni këtë tregtarë? , -theksoi Spahiu.

Ndërkaq, kreu i Aleancës Kuqezi theksoi se për këtë arsye ne s?jemi këtu për politikë, por për të bërë këtu politikën e qytetarëve.

Spahiu bëri me dije se është e papranueshme që këta tregtarë të përfundojnë burgjeve, nuk ndërtohet shteti duke futur në burgje atë që shet sufllaqe apo bërberin e lagjes, ky është turp, një shtet i fortë nuk tregon forcën ndaj të dobëtit dhe fatkeqësisht të gjithë këta tregtarë janë tregtarë të vegjël, të cilët sot nuk janë aq të fortë sepse nuk kanë vjedhur që të krijojnë monopole dhe të kenë dyqane nga 5 milion euro.

?Këta tregtarë e kanë gritur biznesin me gjakun e tyre dhe punojnë për bukën e gojës, për këtë arsye ne u bëjmë thirrje tregtarëve të gjithë Shqipërisë: Mbyllni qepenat, mbyllni qepenat, mbyllni qepenat?, -ka përfunduar fjalën e tij, mes qindra brohoritjeve dhe mbështetësve kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu.





Lajmet e fundit nga