Tiranë/ Tregtarët e Medresesë në protestë: Po na trajtojnë si në diktaturë
Tregu industrial pranë zonës së Medresesë ka zhvilluar sot n...
Kryeministri Edi Rama ka shtuar presionin mbi ministrat, gjashtë koordinatorët, anëtarët e forumeve të larta dhe deputetët socialistë për zbutjen e pakënaqësive në bazën e Partisë Socialiste, nëpërmjet komunikimit intensiv, kontakteve dhe adresimit të kërkesave dhe ?halleve? të tyre, me qëllim maksimalizimin e rezultatit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe rikuperimit të shembjes në zgjedhjet e fundit lokale, ku PS humbi rrugës 300 mijë vota. Përpos prezantimit të reformave të ndërmarra, aksioneve që do të ndërmerren në ditët në vijim, mbikëqyrjes së procesit zgjedhor dhe riorganizimit të partisë, një nga detyrat kryesore të zbarkimit të ministrave dhe deputetëve në bazë është identifikimi dhe adresimi i të gjitha shqetësimeve dhe kërkesave të socialistëve, për të rifituar besimin dhe mbështetjen e tyre. Pavarësisht se kryeministri Rama, nga Korça, tha spublikisht që socialistët të mos ankoheshin se ishin pa punë, pasi sipas tij, të gjithë janë në punë, shefi i qeverisë është seriozisht i shqetësuar nga masat e socialistëve të papunë dhe të mënjanuar nga pushteti i tij dyvjeçar. Shqetësimin, shefi i qeverisë e ka shprehur në të gjithë takimet e fundit me grupet e punës, deputetët dhe koordinatorët, ndërsa gjatë konsultave me bashkëpunëtorët më të ngushtë ka dhënë edhe disa udhëzime përkatëse.
Në këtë kuadër, sipas burimeve, krahas verifikimit të të gjitha emërimeve në dy vitet e fundit dhe rishqyrtimit të të gjithë pozicioneve që mbajnë sot në administratë njerëzit e Partisë Demokratike, do të hartohet një listë e re, me të gjithë simpatizantët dhe kontribuuesit e Partisë Socialiste, të lënë jashtë vëmendjes gjatë dy viteve të fundit. Teksa sëmundja e nepotizmit, klientelizimit dhe falsitetit të konkurseve kanë prekur frikshëm administratën publike, kryeministri Rama ka kthyer sytë tek baza e Partisë Socialiste, me sa duket nën ndikimin dhe i shtyrë nga mesazhi që mori në zgjedhjet e fundit lokale. Anëtarët e kabinetit qeveritar, drejtorët, deputetët dhe përfaqësuesit e PS në nivel lokal, krahas rifreskimit dhe zgjerimit të listës së anëtarësisë së PS, pritet të bëjnë edhe lista për çdo zonë përkatëse, me socialistët e papunë. Sipas burimeve, lista, përpos gjeneraliteteve, do të përmbajë arsimin përkatës, kohën e kontributit, të kaluarën etj.
Lista me socialistët e papunë
Lista me mbështetësit e papunë të Partisë Socialiste do të jetë referencë për ministritë, degët e tyre, drejtoritë e rëndësishme dhe agjencitë e ndryshme shtetërore. Ndërkaq, lista në fjalë, e cila do të marrë formë përfundimtare gjatë ditëve në vijim, do të jetë referencë edhe për kryetarët socialistë të njësive vendore, për pozicionet vakante që do të hapen gjatë ndryshimit të strukturave të bashkive, zbatimit të projekteve të ndryshme etj. Sipas burimeve, kreu i qeverisë u ka kërkuar bashkëpunëtorëve të tregojnë kujdes në procesin e emërimeve, duke theksuar domosdoshmërinë se në çdo vend vakant pune, të çohen njerëzit me arsim përkatës. /Sot
Tregu industrial pranë zonës së Medresesë ka zhvilluar sot n...
...
Java politike ka nisur me dorëheqjen e një ministri, me taki...
Ndryshimi i Ministrit të Drejtësisë do të shkaktojë edhe ndr...
Ish-shefi i Antidrogës së Policisë së Fierit, Dritan Zagani ...
Luneda Sufali ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtoreshës p...
Ish-shefi i Antidrogës së Policisë së Fierit, Dritan Zagani ...
Gazetari dhe drejtuesi i emisionit Opinion, deklaroi mbrëmje...
Emisioni investigativ Fiks Fare ka publikuar mbrëmjen e sotm...
Ish-deputeti Dritan Prifti, e ka konsideruar një lëvizje tal...
Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli shprehet se op...
As edhe një ditë përpara publikimit të pritshëm të paketës s...
Fatmira Tabaku, një pensioniste 65-vjeçare afrohet me drojë...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas emërimit të Yll...
Reforma në drejtësi mësohet të jetë shkaku i dorëheqjes së N...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se duhet t...
Deputeti demokrat Eduard Halimi në fjalën e tij në Parlament...
Zëri i Amerikës ka vijuar kritikat ndaj kreut të Lëvizjes So...
Shoqata e Bankave ka publikuar të dhënat financiare të paaud...
Ministri i ri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se do ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...