Dorëheqja e Naços dhe emërimi i Manjanit/ Ja stafi i ri i Ministrisë së Drejtësisë
Ndryshimi i Ministrit të Drejtësisë do të shkaktojë edhe ndr...
Java politike ka nisur me dorëheqjen e një ministri, me takime intensive në Kryeministri, njerëz që dalin dhe hyjnë nga zyra e Edi Ramës, skenare ndryshimesh të tjera, me enigma dhe pikëpyetje. Sintagma ?impulset e reja?, e lakuar aq shpesh nga Ilir Meta, ka prodhuar dje ndryshimet e para në qeveri dhe dallgë në kabinetin ?Rama?. Dorëheqja e befasishme e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe zëvendësimi i menjëhershëm i tij me Ylli Manjanin, ishte një mesazh i qartë që Ilir Meta i dha kryeministrit Edi Rama. Vetëm disa ditë pasi Edi Rama deklaroi se qeveria mund të ndryshonte vetëm në rast përmbysjesh ekuilibrash në mazhorancë, Ilir Meta lëkundi dje kabinetin qeveritar, duke zëvendësuar me një lehtësi të habitshme një ministër. Megjithatë, mesazhi konsiston diku tjetër.
Mesazhi i Ilir Metës për Edi Ramën
Ilir Meta shkarkoi Nasip Naçon, një ministër i papërfolur për korrupsion, me performancë mesatare, por mbi performancën e gjysmës së kandidatit qeveritar, një ministër që nuk ishte problematik për raportet në koalicion dhe që kishte një bashkëpunim korrekt me partnerët. Ilir Meta e largoi Nasip Naçon për të krijuar një kontrast midis ministrave të tij dhe disa ministrave të Edi Ramës, të përfshirë në afera korruptive, pazare dhe skandale të rënda, të ekspozuar ndaj krimit, të implikuar në trafiqeve si dhe të kallëzuar në prokurori për shpërdorime qindra milionë euro. Tërheqja e Naços nga kabineti qeveritar është një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama, i cili duhet të lëshojë ministrat e akuzuar për korrupsion dhe abuzime. Largimi i Naços është një mesazh për ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknurin, i kallëzuar në prokurori si përgjegjës për marrëveshje me CEZ, ku shteti shqiptar ka humbur 479 milion euro. Është një kambanë alarmi me Lindita Nikollën, kabineti i së cilës është kallëzuar në prokurori për abuzime me tendera dhe fundosje të arsimit publik. Është një sinjal për Saimir Tahirin, ministrin më të akuzuar në kontinent për lidhje me krimin. Largimi i Naços është një mesazh për Ilir Beqjen, ministrin e tenderave më skandalozë, ish-kompani e të cilit mori 28 tendera në 22 muaj. Është një fshikullimë për Arben Ahmetajn dhe Shkëlqim Canin, dy ministrat që kanë bllokuar investimet e huaja dhe që po rrënojnë buxhetin e shtetit.
Pritet hapi i Ramës
Teksa këmbënguljet publike të kryeministrit Rama për të mos ndryshuar qeverinë tashmë nënkuptojnë të kundërtën, dorëheqja e Nasip Naços pritet t?u hapë rrugë ndryshimeve zinxhirë në kabinetin qeveritar. Ndërsa Ilir Meta hodhi hapin e parë, duke zëvendësuar një ministër, tashmë topi është në fushën e Edi Ramës, për të lëvizur ?gurët? e tij. Mbi kryeministrin e vendit ka një presion dhe trysni të gjithanshme, për t?u hapur rrugë ndryshimeve në kabinet, pra për të zëvendësuar kuajt e lodhur të qeverisë, të cilët i kanë sjellë kabinetit një konsumim të parakohshëm. Teksa sipari i ndryshimeve është hapur, ka një pritshmëri të madhe për mundësinë e ndryshimeve në kabinetin qeveritar, para mbajtjes së Kongresit të partisë. Flitet për të paktën tre deri në katër ministra që mund të ndryshohen. /Sot
Ndryshimi i Ministrit të Drejtësisë do të shkaktojë edhe ndr...
Ish-shefi i Antidrogës së Policisë së Fierit, Dritan Zagani ...
Luneda Sufali ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtoreshës p...
Ish-shefi i Antidrogës së Policisë së Fierit, Dritan Zagani ...
Gazetari dhe drejtuesi i emisionit Opinion, deklaroi mbrëmje...
Emisioni investigativ Fiks Fare ka publikuar mbrëmjen e sotm...
Ish-deputeti Dritan Prifti, e ka konsideruar një lëvizje tal...
Ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli shprehet se op...
As edhe një ditë përpara publikimit të pritshëm të paketës s...
Fatmira Tabaku, një pensioniste 65-vjeçare afrohet me drojë...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas emërimit të Yll...
Reforma në drejtësi mësohet të jetë shkaku i dorëheqjes së N...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se duhet t...
Deputeti demokrat Eduard Halimi në fjalën e tij në Parlament...
Zëri i Amerikës ka vijuar kritikat ndaj kreut të Lëvizjes So...
Shoqata e Bankave ka publikuar të dhënat financiare të paaud...
Ministri i ri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se do ...
Ish-zv/ministri i në kabinetin Rama, Dritan Hila shkruan se ...
Tashmë është zyrtare. Ylli Manjani do të jetë ministri i ard...
Ka disa orë që emri i Ylli Manjanit është i lidhur me atë të...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...