Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Çdo vit, mijëra shqiptarë provojnë fatin me lotarinë amerikane që hapet nga 1 tetori deri më 3 nëntor. Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit plot 198,625 aplikantë kanë plotësuar 100 mijë aplikime, personalisht ose si familje, për t?u zhvendosur në vendin e ëndrrave.
Ky është një rekord historik. Departamenti Amerikan i Shtetit publikon të dhënat mbi numrin e aplikantëve që nga viti 2007 dhe asnjëherë gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur kaq shumë aplikantë. Në 2015 pati mbi 27 mijë aplikime më shumë se në 2014 dhe 76 mijë aplikime më shumë se në 2013.
Përgjatë kësaj periudhe, numri më i vogël i aplikimeve shënohet në vitin 2011 me 87 mijë ëndërrimtarë. Viti 2011 qe edhe viti i parë i heqjes së vizave nga zona Shengen për Shqipërinë, viti kur një numër i stërmadh shqiptarësh vizituan për herë të parë Europën.
?Kam aplikuar për lotarinë amerikane rregullisht prej 10 dhjetë vjetësh dhe për mua është bërë si një rit të cilin e provoj pavarësisht gjasave të pakta për të fituar?, tha për BIRN, Ervini, një 38-vjeçar nga Tirana i cili punon si operator marketingu, pavarësisht se ka dy diploma bachelor në drejtësi dhe ekonomi dhe një master në financë.
?Dua të emigroj jashtë shtetit sepse nuk e shoh Shqipërinë si një vend të sigurt, pasi këtu nuk ka vazhdimësi ligjore, gjithçka ndryshon me ndërrimin e partive,? shton ai.
Por këtë vit Ervini nuk do të jetë vetëm. I sapomartuar me një të diplomuar arti, Anxhelën, ata shpresojnë se ndërrimi i statusit nga beqarë në të martuar do t?i sjellë fat.
?Kam aplikuar edhe një herë përpara se të njihesha me Ervinin, por uroj që martesa të jetë një ogur i mirë për ne,? thotë për BIRN Anxhela, një studente 24-vjeçare që është diplomuar në regji filmi, e cila ka humbur së fundmi punën pas falimentit të një televizioni.
?Për mua Shqipëria është vendi ku të jesh artist do të thotë të mos marrësh dot frymë, vendet e punës paguhen keq dhe duhen gjetur me mik,? shton ajo.
Por të martuarit nuk janë të vetmit që provojnë fatin.
Ina, 22 vjeçe, një studente infermierie në Durrës pranon për BIRN të ketë aplikuar për lotarinë amerikane të këtij viti.
?Unë aspiroj të bëhem infermiere, por këtu shëndetësia është e zhytur në korrupsion dhe paraja ka hyrë mes pacientit dhe mjekut. Unë dua të jem në gjendje t?i ndihmoj njerëzit me pastërti dhe pa e ndotur qëllimin humanitar me para,? thotë ajo.
?E vetmja mënyrë për të shpëtuar profesionin tim për mua, është emigrimi në SHBA,? përfundon Ina.
?Kemi aplikuar për lotarinë amerikane si familje, pasi dua që vajza jonë të ketë një mundësi më të mirë jetese, të cilën Shqipëria ka provuar se nuk mund t?ia japë,? thotë Alma, një përkthyese 34-vjeçare nga Tirana.
?Represioni i shtetit në kohët e fundit, me ligje të ashpra, gjoba dhe dënime me burg, na bën të duam të zhdukemi nga këtu një orë e më parë,? përfundon ajo.
Por me fatin vijnë dhe supersticionet. Shumë nga të intervistuarit e BIRN u shprehën se besojnë se qytetarët korçarë janë të preferuarit e sistemit përzgjedhës të lotarisë.
?Përvoja ime në lotarinë amerikane më ka bërë të besoj se fati shkon me korçarët, madje njoh njerëz që udhëtojnë deri në Korçë për të bërë aplikimin e tyre, me shpresën që do t?u ecë,? thotë Ervini.
?Këtë vit kam hequr dorë nga aplikimi. Pas gjashtë vjetësh shpresa, e kam humbur besimin se diçka e mirë do të dalë nga kjo lotari e përvitshme,? thotë për BIRN, Vilma, një parukiere 35-vjeçare.
Megjithatë, Lotaria Amerikane nuk është e vetmja lotari ku shqiptarët provojnë fatin për të ndryshuar jetën.
?Do të marr seriozisht aplikimin në Lotarinë Kanadeze, e cila ka kritere më të larta përzgjedhjeje, por shanse më të mira për të fituar,? shton Ervini, me një grimcë shprese në vështrimin e tij.
?Duam patjetër të largohemi nga Shqipëria që ta zgjerojmë familjen tonë në një vend të sigurt dhe me stabilitet ekonomik,? thotë Anxhela, duke ia shtrënguar dorën bashkëshortit të saj.
Kreu i parlamentit njëkohësisht edhe kryetari i LSI-së, Ilir...
Pas dorëheqjes së Nasip Naços nga posti i ministrit të Drejt...
Pas takimeve në kryeministri me Edi Ramën dhe takimit me amb...
Dorëheqja Nasip Naços ishte një lajm i bujshëm dhe risi pë...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot kërkesën e deputetit Mark Frr...
Agjencia Kombëtare e Mjedisit pas marrjes të mostrave të uji...
Ish Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka komentuar d...
Pak minuta më parë, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i ka d...
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka dhënë sot dorëheqjen. B...
Avokati i Popullit, Igli Totozani i ka drejtuar Kryeministri...
Nga Bledi Mane-Public Enemy fb.com/bledi.mane instagram.com/...
Këshilli i UNESCO ka rrëzuar kërkesën e Kosovës për të qenë ...
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, deputetja e Partisë Demok...
*Elvi FUNDOI njohur për opinionin publik si Henri Çili, në f...
Gjykata e Lartë ka pezulluar çështjen midis ministrit të bre...
Seanca gjyqësore ndërmjet dy deputetëve Tom Doshi dhe Sparta...
Pritej me padurim nga të gjithë fansat dhe adhuruesit e film...
Kreu i OMONIA-s, Leonidha Papa ka denoncuar në polici se gja...
Policia kufitare e Greqisë ka bllokuar mbi 100 shqiptarë në ...
Nëse Hitleri do të kishte vdekur në vitin 1938 dhe dikush tj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...