web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vritet xhihadisti që premtoi se “do të kthehej me koka të prera në Kosovë”

6 Nëntor 2015, 16:47, Kosova & Bota CNA

Rreth 4 ditë më parë në Siri është vrarë edhe një shqiptar nga Kosova.

Emri i të vrarit është Agimi Arifi i cili është nga Llabjani i Novobërdës me vendbanim në Obiliq.

Agim Arifi nga Llabjani i Novobërdës i cili së bashku me gruan dhe dy fëmijët jetonte në Obiliq ka një vit e disa muaj që ka shkuar në Siri së bashku me anëtarët e tij të familjes. I njëjti ka qenë i dënuar në Kosovë për tentim vrasje.

Ai në Siri ka mbajt emrin Ebu Hatabi si shumë shqiptarë që sot luftojnë atje dhe kanë ndryshuar emrat e tyre origjinal me ata të gjuhës arabe.

Zyra për informim në Policinë e Kosovës nuk e ka mohuar e as pohuar lajmin raportojnë mediat kosovare.

I njëjti rreth një vit më parë kishte postuar një video në Youtube duke kënduar në gjuhën arabe dhe duke u betuar se do të kthehet në Kosovë me koka të prera.

 





Lajmet e fundit nga