web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rumania vijon ditën e dytë të protestave

4 Nëntor 2015, 21:41, Kosova & Bota CNA

Mijëra njerëz janë bashkuar në një marshim në kryeqytetin rumun Bukuresht, disa orë pasi kryeministri Viktor Ponta dha dorëheqjen pas një zjarri vdekjeprurës ndodhur në një klub nate. 10.000 protestues , janë duke kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe reforma të mëtejshme politike.

Tubimet janë duke u zhvilluar në qytete në të gjithë vendin. Protestat po zhvillohen një ditë pasi rreth 20,000 demonstrues spontanisht dolën në rrugët e kryeqytetit, të irrituar për vdekjen e 32 njerëzve në zjarrin e së premtes.

Shqetësimet se siguria ishte komprometuar për shkak të korrupsionit, kanë nxitur irritimin e publikut kundër elitës politike, duke përfshirë edhe Viktor Pontan.

 





Lajmet e fundit nga