web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dorëhiqet Kryeministri rumun Viktor Ponta

4 Nëntor 2015, 18:08, Kosova & Bota CNA

Kryeministri rumun Viktor Ponta ka dhënë dorëheqjen pas protestës së 20.000 njerëzve, të cilët dolën kundër një zjarri në një klub nate që vrau 32 njerëz.

Protestuesit rumunë akuzojnë zyrtarët për mit-marrje në shkëmbim të nxjerrjes së lejeve të parregullta për klube dhe lokale publike, ku nuk respektohen rregullat e sigurisë.

?Është detyra ime të marr parasysh shqetësimet legjitime, dëshirën legjitime të protestuesve që njerëz me pozita më të larta se pronarët e klubit të mbajnë përgjegjësi. Njerëzit e kërkojnë një qëndrim të tillë dhe do të ishte gabim nga ana ime të injoroj thirrjet e tyre. Nuk mendoj se është e drejtë t?ia hedh përgjegjësinë atyre në terren, kryetarit të bashkisë apo ministrave? deklaroi Viktor Ponta.





Lajmet e fundit nga