web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

BE / Ndalohet kultivimi i OMGJ-ve në 19 vende

6 Nëntor 2015, 07:07, Kosova & Bota CNA

19 vende anëtare të Bashkimit Evropian do të nisin procedurat për  ndalimin e kultivimit të Organizmave Gjenetikisht të Modifikuara (OMGJ) në territorin e tyre.

Këtë e deklaruan krerët e këtyre vendeve, pasi industritë e prekura nga ku vendim dhanë miratimin e tyre.

?Të gjitha kërkesat e 19 vendeve anëtare u pranuan nga kompanitë?, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Enrico Brivio.

Vendet që nuk pranuan produktet OMGJ në territorin e tyre janë, Austria, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Franca, Greqia, Hungaria, Italia, Letonia, Lituania, Malta, Holanda, Polonia dhe Sllovenia, ndërsa Gjermania ka kërkuar të lejojë një gamë të limituar të produkteve OMGJ për arsye studimi, ndërsa Danimarka dhe Luksemburgu kërkojnë të ndalojnë vetëm katër lloje OMGJ-sh.

Nga ana tjetër Belgjika dhe Britania e madhe kanë kërkuar që OMGJ-të të kultivohen vetëm në disa pjesë të territorit të tyre.





Lajmet e fundit nga