web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tre milion emigrantë do të vijnë në Evropë deri në vitin 2017

5 Nëntor 2015, 23:18, Kosova & Bota CNA

Tre milionë emigrantë ka gjasa të mbërrijnë në Evropë deri në vitin 2017 duke shënuar fluksin rekord nëpërmjet Mesdheut, thotë Komisioni Evropian. Krahu ekzekutiv i BE-së tha se fluksi do të ketë një efekt të “vogël por pozitiv” në prodhimin ekonomik të BE-së, duke rritur GDP prej 0.2-0.3%.

Fluksi do të rrisë popullsinë e BE-së me 0.4%, parashikon Komisioni, duke marrë parasysh kërkesat e dështuara për azil. Rrjedha e refugjatëve sirianë në Evropë nuk tregon shenja rënieje, thotë OKB.

Refugees board an aircraft at Athens airportMoti në Detin Egje ka është ftohur me fillimin e dimrit. Por Peter Sutherland, përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon për emigrimin, tha se sirianët janë ndikuar nga kjo.

Lufta e Sirisë “po i shtyn njerëzit në dëshpërim duke lënë vendin dhe do të vazhdojë të ketë efektet e saj”, tha ai për BBC. “Kjo është tani një përgjegjësi globale, por kjo është një përgjegjësi veçanërisht për Evropën,” tha ai.

 





Lajmet e fundit nga