web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjermani/ Juncker thirrje Ballkanit t’i japin fund “politikës së qarkullimit të lirë”

25 Tetor 2015, 13:42, Kosova & Bota CNA

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, i bëri thirrje vendeve të Ballkanit, në linjë të parë në krizën migratore të heqin dorë me ?politikën e qarkullimit të lirë?, në një deklaratë dhënë së përditshmes gjermane Bild.

?Shtetet që ndodhen gjeografikisht përgjatë kalimit të Ballkanit perëndimor, i kthyer në një prej itinerareve kryesore të migracionit drejt Evropës, duhet të sigurojnë garantimin e kushtet për respektimin e plotë të rregullave?, deklaroi ai në gazetën më popullore, një prag të mini-samitit evropian në fokus promovimin e një qasje kolektive në këtë krizë, e parashikuar për sot në Bruksel.

Dhjetë shtete të BE-së (Austri, Bullgari, Kroaci, Gjermani, Greqi, Hungari, Rumani, Hollanda, Sllovenia, Suedia si dhe Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia janë thirrur për t?u angazhuar në ndalimin e lejimit të kalimit të refugjatëve tek fqinjët e tyre pa u paraprirë më parë nga një veprim i konsultuar me palët e interesuara.

?Komisioni Evropian ka pritshmëri që secila palë t?i përmbahet rregullave të lojës, nëse nuk duam të vëmë në pikëpyetje Schengenin?, shtoi Juncker, duke i bërë thirrje Shteteve të Ballkanit t?i japin fund ?politikës së qarkullimit të lirë?/  ATSH





Lajmet e fundit nga