web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

AKZ: PD dhe LSI të mos bashkojnë votat për puçin e ndryshimeve kushtetuese të Edi Ramës pa filluar nga reforma dhe ndryshimi sistemit elektoral / Në të kundërt Edi Rama do qëndroj 30 vite në pushtet

4 Tetor 2015, 08:05, Aktualitet CNA

Aleanca KuqeZi po ndjek me shqetësim tentativat e socialistëve për të ndryshuar kushtetutën nën pretekstin e raformës.

Aleanca kuqezi deklarohet qartazi kundër çdo përpjekje për të ndryshuar kushtetutën larg një proçesi transparent dhe jashtë debatit popullor.

Kushtetuata u miratua me referndum popullor dhe nuk mund të griset nga votat e 93 deputetëve për të rritur ambiciet dhe egot autoritare të kryeministrit Rama.

Aleanca KuqeZi i bën thirrje të gjitha frocave parlamentare përfshi Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim që mos japin konsensus dhe të refuzojnë bashkimin e votave në këtë puç anti-kushtetues.

PD dhe LSI duhet të kushtëzojnë çdo ndryshim me reformën elektorale përndryshe Rama do u bëjë gropën të dyjave

Ashtu siç ka rekomanduar OSBE dhe diplomacia amerikane në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nëse nuk garantohet vota e lirë atëhere nuk sigurohet demokracia parlamentare

Opozita parlamentare ende nuk i ka vënë gishtin kokës që nëse nuk realizohet reforma zgjedhore atëhre populli do ketë në kurriz për 30 vite Edi Ramën dhe gangsterët e tij që blejnë dhe vjedhin votat me thasë. Refuzoni projektin anti-kushtetues të Ramës sot që tä ndalim së bashku çmendurinë e këtij pushteti





Lajmet e fundit nga