web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtetasi gjerman dhunohet barbarisht nga romët  / I dëmtuari: Në QSUT nuk morra mjekimin e duhur

29 Shtator 2015, 10:00, Aktualitet CNA

Shtetasi gjerman, Gregor Mahr, 35 vjec është dhunuar barbarisht nga gjashtë persona të komunitetit rom.

Konflikti ka ndodhur pasi ai ka tentuar të shuajë një zjarr të ndezur pranë zonës së Liqenit Artificial.

Mahr kishte vërejtur zjarrin pranë barakave të komunitetit rom.

Për shkak se zjarri iu ishte vënë materialeve plastike që do ndotnin ajrin, gjermani tentoi ta shuajë, por përfundoi i dhunuar.

Ai është  goditur me mjete të forta nga anëtarë të komunitetit rom dhe përfundoi në spital.

Mahr është ankuar edhe për trajtimin në QSUT.

?Nuk mora mjekimin e duhur ndaj shkova në një spital privat. Djegia e plehrave plastike është një problem. E kemi denoncuar por nuk kemi marrë një përgjigje?, tha Mahr.





Lajmet e fundit nga