Tatimet: Ja si do zgjidhen subjektet e mëdha për kontrollet nga modeli mbi bazë risku
TVSH analizohet nga 18 rregulla, tatim fitimi nga 11, tatim ...
Burime nga Ministria e Ekonomisë kanë pohuar për Monitor se një kompani amerikane është e interesuar për të blerë sipërmarrjen e përpunimit të naftës ARMO. Ja kujt i ka borxhe ARMO (37 milionë euro në bankat vendase)?
Një kompani amerikane është e interesuar për të blerë kompaninë e përpunimit të naftës ARMO, që zotërohet 85% nga sipwrmarrja private ANIKA MERCURIA REFINERY ASSOCIATED OIL dhe 15% nga shteti shqiptar, përmes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Lajmi është bërë i ditur për Monitor pikërisht nga burime pranë kësaj ministrie.
Monitor ka mësuar se bëhet fjalë për kompaninë nga Teksasi, Henry, e fokusuar në fushën e ndërtimit, sipas faqes së saj zyrtare të internetit. Kompania është e interesuar për bitumin shqiptar, duke qenë se ajo ka interesa ndërtimi në Irak dhe në zgjerimin e kanalit të Suezit. Aktorët e tregut e vlerësojnë një zhvillim pozitiv, nëse kjo kompani do të hynte në tregun shqiptar.
ARMO ndërkohë është në një situatë tejet të vështirë. Rafineria e Ballshit është mbyllur dhe vlerësohet se ajo nuk është eficiente, ndryshe nga ajo e Fierit që ka ende leverdi.
Në mes të muajit gusht, punonjësit e ARMO-s protestuan përpara ministrisë, teksa kishin dy muaj pa u paguar, ndërkohë që pohuan se drejtuesit e kompanisë azere Heany Assets Corporation, që ka blerë aksionet e Anica Mercuria në vitin 2013 janë larguar. Pak muaj më parë u fol për një kompani zvicerane, që kishte interes për ARMO, ndërkohë që dhe ajo duket se është tërhequr.
Problemi më i madh i ARMO janë borxhet e mëdha që ajo ka. Sipas një raporti të institucioneve shtetërore, në qershor të këtij viti, ARMO kishte aktualisht 207 milionë USD kredi për të shlyer në banka dhe 53 milionë USD në tatime.
Një zgjidhje e përkohshme vitin e fundit u gjet në dhënien e aktivitetit me franshise tek Deveron Advisor Corp që zotëron shoqërinë Oil Albania dhe TPD (Trading Petrol Drilling), që ka me qira rafinerinë e Fierit. Këto kompani, në gjashtë muajt e parë të këtij viti kishin aktivitet intensiv duke përpunuar naftën e vendit, të blerë nga Albpetrol dhe Bankers, çka rriti dukshëm peshën e naftës vendase dhe ndikoi në uljen e importeve të karburanteve.
Por, burime nga Ministria e Ekonomisë saktësojnë se që nga qershori nuk ka pasur më prodhim të naftës vendase. Kjo është reflektuar dhe në rritjen e importeve të karburanteve, të cilat në gusht arritën në 54 mijë ton, sipas të dhënave zyrtare nga Doganat, nga nën 30 mijë ton në muaj që ishin për periudhën janar-mars (përkatësisht 18.6, 27.3 dhe 27.5 mijë ton).
Si ndahet mali me borxhe i ARMO, 37 milionë euro ndaj bankave shqiptare
Sipas bilancit të vitit 2013 (bilanci i 2014-s nuk është dorëzuar ende në QKR), pjesa më e madhe e borxhit të ARMO është ndaj bankës FBME dhe palëve të treta, në total rreth 140 milionë euro. Ndaj bankave në Shqipëri, ARMO ka kredi prej rreth 37 milionë euro, pjesa më e madhe e të cilave ndaj Raiffeisen dhe Credins, përkatësisht rreth 20 dhe 15.6 milionë euro, gjithnjë sipas të dhënave të bilancit 2013.
Shuma që ARMO i ka borxh bankave në Shqipëri është sa 6% e totalit të huasë së keqe që 35 kreditorët më të mëdhenj të këqinj kanë ndaj sistemit bankar. (janë 35 kompani që kanë rreth 60% të totalit të huasë së keqe në vend, me shumën që ata u kanë borxh bankave, që arrin në rreth 600 milionë euro).
TVSH analizohet nga 18 rregulla, tatim fitimi nga 11, tatim ...
Ish-presidenti Rexhep Mejdani kërkon nga kryeministri Rama, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi t...
Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme autorin e vrasjes në q...
Masakra në pyje vazhdon ende, edhe pse në media janë publiku...
Tashmë do të kemi edhe një Miss Çili! Kjo pasi, Universiteti...
Seksioni i Antidrogës në Policinë e shtetit ka arrestuar mbr...
Bashkia e Tiranës ka reaguar pas akuzave nga Sekretari i Për...
Kryeministri Edi Rama përpiqet të tregojë kudo se është arti...
Seksioni i Antidrogës në Policinë e Tiranës ka bërë të mundu...
Rudina Xhunga shumë shpejt pritet që të nisë punë në Vizion ...
Zbardhet skema e transferimit të parave nga kompanitë e Kast...
Nga Andi BUSHATIIlir Meta ka hedhur këtë fundjavë në publik,...
Ilir Meta po jep sinjale gjithnjë e më të forta se pavarësis...
Shtetasi, Julian Hako është vetëvrarë mesditën e sotme me li...
20 persona në Kamëz kanë hipur në tarracën e një pallati dhe...
*Elvi FUNDODeputetja demokrate Mesila Doda u largua nga grup...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në ...
1. Meg White Clayton, Gara për Parisin (The Race for Paris) ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristan...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...