Rexhep Mejdani kunder Edi Rames/ Te kerkoje falje, zgjedhje te parakohshme
Ish-presidenti Rexhep Mejdani kërkon nga kryeministri Rama, ...
TVSH analizohet nga 18 rregulla, tatim fitimi nga 11, tatim fitimi i thjeshtuar 8, tatimi mbi të ardhurat 5, TVSH dhe tatim fitimi 3 dhe detyrimet tatimore të papaguara nga 2 rregulla të riskut, të tjera 4?
Drejtoria e Tatimeve ka publikuar Modelin e Riskut Tatimor, i cili analizon një sërë elementësh për identifikimin e shenjave të evazionit fiskal, përmes një programi kompjuterik që mbledh të dhënat për çdo tatimpagues dhe shton pikët e riskut për tatimin e humbur për secilën prej tyre, duke i renditur sipas modelit të riskut. Psh, sqarojnë tatimet, rreziku do të ishte i qartë, në rast se tatimi mbi fitimin i subjektit do të tregonte një të ardhur më të madhe sesa kufiri minimal i regjistrimit në TVSH, ndërkohë që biznesi nuk është i regjistruar në TVSH.
Në modelin e vlerësimit të riskut, TVSH ka pikët më të larta dhe tatimi mbi pronën ato më të ulëta. Për më tepër, çdo rregull është programuar që të prodhojë një rezultat për tatimin e humbur, në rast ?thyerje? të tij, duke u bazuar në rezultatet mesatare të sektorit ekonomik ku zbatohet.
Aktualisht modeli përmban 55 rregulla risku, të cilat mbikëqyrin të gjitha llojet e tatimeve dhe shumicën e risqeve të lidhura me to. TVSH analizohet nga 18 rregulla, tatim fitimi nga 11, tatim fitimi i thjeshtuar 8, tatimi mbi të ardhurat 5, TVSH dhe tatim fitimi 3 dhe detyrimet tatimore të papaguara nga 2 rregulla të riskut, të tjera 4.
Tatimet sqarojnë se ky model i shqyrton risqet e mospërmbushjes në 3 perspektiva.
Modeli zbaton parimin e segmentimit të tregut mbi kritere objektive, duke mundësuar trajtimin e përshtatshëm të veçorive të riskut, për risqe të veçanta të lidhura me tatimpaguesin. Ai është ndërtuar në bazë të strategjisë së Bashkimit Europian për menaxhimin e riskut, i cili rekomandon gjithashtu se përpjekjet për uljen e evazionit tatimor duhet të përqendrohen në të gjithë sektorët, tatimet ose proceset ku ka rreziqe të dukshme dhe jo mbi përzgjedhje të pastrukturuar të tatimpaguesve individualë për kontroll, bazuar vetëm në pikët e riskut nga një model kompjuterik.
Si do zgjidhen kompanitë që do të kontrollohen
Sipas tatimeve, duke qenë se kapacitetet bëjnë të pamundur të kontrollohen të gjithë tatimpaguesit me risk të lartë, do të vlerësohen rreziqet kryesore në mënyrë sistematike:
? Cilët janë sektorët ekonomikë më të rrezikuar
? Çfarë taksash ose procedurash janë më me risk?
? Cila është pesha e tyre në total.
Analiza e identifikimit të zonave me rrezik do të bëhet në Drejtorinë e Menaxhimit të Riskut në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Në mënyrë tipike, projektet e pajtueshmërisë do të përfshijnë:
-Analizë për të parë se kush nga tatimpaguesit më të rrezikuar janë në secilin grup të riskut
-informimin e çdo biznesi në sektor që rreziqet e veçanta janë identifikuar
-mundësinë që çdo biznes në sektor të shqyrtojë pagesat e taksave dhe të korrigjojë ndonjë gabim para një date të caktuar, duke përdorur njëkohësisht kanalet e informimit për të dhënë mesazhin.
-nëse është e mundur, duke u ofruar tatimpaguesve, të cilët janë të përgatitur për të korrigjuar ndonjë gabim të deklaratave një nxitje në formën e reduktimit të interesit.
-Kontroll për ata tatimpagues që ?nuk reflektojnë? gjatë afatit të zbulimit- ata do të paguajnë taksën e plotë, një normë interesi dhe dënime të larta.
Kontrolli synon tatimpaguesit me risk të lartë në sektorët e përzgjedhur, të cilët refuzojnë të bashkëpunojnë me projekte të pajtueshmërisë.
Në sitë 46 kompani
Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka pohuar në daljen e fundit për shtyp se ka filluar tashmë kontrolli mbi bazë risku. Aktualisht janë përzgjedhur rreth 30 mijë biznese, si me risk, nga të cilat janë përzgjedhur si parësore 3000, por deri tani është bërë një rakordim për 46 biznese, sepse nuk mund të kontrollohen të gjithë njëherësh.
Kriteret e përzgjedhjes së kompanive, sipas ministrit, janë:
-si sillesh ndaj organeve, i paguan detyrimet në kohë, ke rishikim të shpeshtë deklaratash;
-performanca- paguan në një periudhë kohore më shumë apo më pak tatim fitimi, TAP, TVSH;
-sektoriale, kompania krahasohet si e ka sjelljen brenda sektorit, pagën e punëtorëve në raport me kompanitë e tjera të sektorit etj.
Këtë e bën vetë sistemi i IT dhe jo individët, duke shmangur abuzimet, tha Cani./MOnitor
Ish-presidenti Rexhep Mejdani kërkon nga kryeministri Rama, ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi t...
Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme autorin e vrasjes në q...
Masakra në pyje vazhdon ende, edhe pse në media janë publiku...
Tashmë do të kemi edhe një Miss Çili! Kjo pasi, Universiteti...
Seksioni i Antidrogës në Policinë e shtetit ka arrestuar mbr...
Bashkia e Tiranës ka reaguar pas akuzave nga Sekretari i Për...
Kryeministri Edi Rama përpiqet të tregojë kudo se është arti...
Seksioni i Antidrogës në Policinë e Tiranës ka bërë të mundu...
Rudina Xhunga shumë shpejt pritet që të nisë punë në Vizion ...
Zbardhet skema e transferimit të parave nga kompanitë e Kast...
Nga Andi BUSHATIIlir Meta ka hedhur këtë fundjavë në publik,...
Ilir Meta po jep sinjale gjithnjë e më të forta se pavarësis...
Shtetasi, Julian Hako është vetëvrarë mesditën e sotme me li...
20 persona në Kamëz kanë hipur në tarracën e një pallati dhe...
*Elvi FUNDODeputetja demokrate Mesila Doda u largua nga grup...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në ...
1. Meg White Clayton, Gara për Parisin (The Race for Paris) ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristan...
Lidhja Demokrate e Gruas si dhe këshilltaret e djathta në Kë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bëë me dije se shumica e tari...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...