web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

BBC: Ja 10 librat më të mirë të 2015-s

27 Shtator 2015, 11:06, Aktualitet CNA

11. Meg White Clayton, Gara për Parisin (The Race for Paris)
Clayton bazohet në guximin e gazetareve pionere Margaret Bourke-White, Lee Miller dhe Martha Gellhorn për historinë e saj të dy grave që luftuan kundër rregullave ushtarake dhe barrierave gjinore për qasje në historitë më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore. Liv, një fotografe e Associated Press dhe Jane, një reportere gazete u takuan kur ndanë së bashku vendin në një tendë në një spital të Normandisë në qershor të vitit 1944. Të dyja konsiderohen si të para që kanë mbuluar për shtypin çlirimin e Parisit. Gjatë udhëtimit të tyre të rrezikshëm në zonën e luftimeve, ato raportuar për shkatërrimin rreth tyre.

 

 

 

2. Carolina De Robertis, Zotërit e Tangos (The Gods of Tango)

2?Leda arriti në Argjentinë më 4 shkurt 1913 me një anije me avull 20 ditë pasi ishte zhdukur nga Italia, i gëlltitur nga ai përbindësh i uritur që quhej horizont?. Kështu e nis De Robertis novelën e saj të tretë. Leda kishte ardhur në Buenos Aires për t?u martuar, por zbulon se bashkëshorti i saj ishte vrarë. Ajo fillon një jetë të varfër në një lagje emigrantësh dhe bie në dashuri me Tangon. ?Muzika pushtonte kockat dhe gjakun e saj. Kthehet në dhomë, merr violinën dhe fillon të provojë tingujt e tangos. Gëzimin e saj. Muzikën si pirateri. Ajo i bashkohet skenës muzikore të Buenos Aires.

 

 

 

3. William Finnegan, ?Ditët barbare: Një jetë në sërf? (Barbarian Days: A Surfing Life)

3Shkrimtari nju jorkez Finnegan ishte 13 vjeç kur babai i tij u zhvendos në Hauai në vitin 1967 dhe aty pati impaktin e parë me sërfin në Uaikiki. Të gjithë sërfistët ?shpenzonin një pjesë të madhe të jetës së tyre në Hawaii?, shkruan ai. Finnengan bën sërf në Meksikë, Hauai, Fixhi, Indonezi, Europë, Puerto Riko, Afrikë e Jugut dhe shpenzon një kohë të rregullt 1 vjeçare në Plazhin e San Françiskos. Ky është libër i shkruar për kulturën e sërfit. Finnengan përshkruan dallgët ?e humbura dhe të gjetura, euforinë, rrezikun?.

 

 

 

4. Lisa Glatt, Nudistët (The Nakeds)
4Është viti 1970, është pragu i nisjes së Apollo 13 në hapësirë. Hannan Teller, 6 vjeç, drejtohet nga shkolla për t?u larguar nga zënka e prindërve të saj, dhe goditet nga një shofer i dehur. Në dekadën që vijoi, ajo i nënshtrohet për vite me radhë procedurave për të rivendosur këmbën e saj të dëmtuar dhe imazhin e vetes së saj. Martin, djali i cili e përplasi atë, për vite me radhë lufton me mohimin nga të tjerët. Prindërit e Hannah-s ndahen dhe në vitet 70? në Kaliforninë e Jugut, e ëma e saj dhe i dashuri i saj i ri fillojnë të shpenzojnë fundjava në një kamp nudistësh në Kanionin Topanga. Kur Hannah refuzon t?i bashkohet atyre, ata e sjellin nudizmin në shtëpi. Historia e Hannah-s është prekëse dhe tregon për vështirësitë që ajo kalon në kohë të trazuara.

 

 

 

5. Judy Blume, ?Në ngjarjen e pandodhur? (In the Unlikely Event)

5Aeroplanë që bien nga qielli. Tre fatkeqësi të këtij lloji në çështje muajsh. Duke u bazuar në vajzërinë e saj të viteve ?50 në Nju Xhersi, autorja Judy Blame na ofron një novelë të rriturish të bazuar në katastrofat e jetës reale që lanë shenjë përgjatë moshës së saj. Ajo e tregon novelën e saj nëpërmjet personazhesh Miri, që tani është 50 vjeç dhe është kolumnist në gazetën Las Vegfas Sun, i cili fluturon për në Nju Xhersi për një përkujtim të komunitetit, 35 vjetori i vitit më të keq të jetës së saj. Kjo shkakton kujtime të gjalla të katastrofave, ?frikën, kaosi dhe zërat e adoleshentëve që përfshijnë anije kozmike, zombi, sabotim?. Novela rikujton edhe dashurinë e parë të Miri-t, dhe mënyrën se si ajo e ndryshoi atë.

 

 

6. Lisa Gornick, ?Loiusa takon Ariun? (Louisa Meets Bear)
6Gornick, një ish-psikoterapist, futet thellë në pasojat emocionale të lidhjeve që kemi përgjatë jetës. Louisa takon Ariun në vitin 1975, kur ata ishin studentë në Princeton. Ajo është nga San Françisko, ku babai i saj është shkencëtar biomjekësor. Takohen, e largohen vazhdimisht nga njëri-tjetri, për disa vite. ?Mund t?ju tregoj shumë përfundime të historisë sonë,? thotë ajo. Romani i Gornick përfshin një periudhë kohore rreth gjysmë shekulli. Konkluzioni surprizues që nxjerrim nga romani është se sa shpesh dhuratat e bukura në jetë vijnë nga ?toka e trishtimit?.

 

 

7. Kevin Kwan, ?E dashura e pasur e Kinës? (China Rich Girlfriend)

7Vazhdimi i romanit të Kwan të vitit 2013 ?Aziatikët e Pasur?, kthehet edhe njëherë në tokën e Gucci-t, LaCroix, Mercedes S Class. Këan fokusohet tek miliarderët e rinj të Kinës ? tregut numër një për të mira luksoze në kohët e sotme. Edison Cheng, ?Princi i Bankave Private? është kthyer. Rachel Chu, tani agjenti i Silicon Valley, udhëton në territorin e Kinës në kërkim të babait të saj. Në tregimet e tij, Kwan përmend emrat e markave të shtrenjta.

 

 

 

8. Andrei Makine, ?Një grua e dashuruar? (A Woman Loved)

8Oleg, një producent i ri filmash nga Rusia, shkruan një skenar për një grua sensuale, të fuqishme e me vullnet, Katerina e Madhe, që arrin t?ia dalë censurës sovjetike. Oleg beson se ai e kupton jetën e careshës së Rusisë më mirë se sa jetën e vet. ?Problemi në jetën time,? thotë ajo, ?është se nuk mund të jetoj asnjë moment të vetëm pa dashuri?. Kur ra Bashkimi Sovjetik, Oleg ndodhet në një territor të panjohur, por shfaqet mundësia që skenari të shfaqej në serial televiziv. ?Do të bëhet si një telenovelë braziliane,? bën shaka një koleg, duke folur gjysmë ore për të dashurit e Katerinës. Andrei Makine, i lindur në Siberi, e që ka jetuar në Francë për më shumë se 20 vjet, arriti të bëhej një autor best-seller me librin ?Ëndrrat e Verërave të mia ruse? (Dreams of My Russian Summers). Ai këtu iluminon dilemën e një artisti të ndodhur mes dy ideologjish, mes historisë dhe fantazisë.

 

 

9. Nina Revoyr, ?Kanioni i humbur? (Lost Canyon)

9Novela e pestë e Revoyr është një thriller i vendosur në malet e Sierra Nevadas në Kaliforni. Katër persona nga Los Anxheles bëjnë një udhëtim të gjatë të planifikuar, por në minutën e fundit, por një zjarr që bie në pyll, ia bën atyre udhëtimin të vështirë. Një nga ata sugjeron t?i bien Kanionit në mënyrë të tërthortë, në një shteg tek i cili nuk kishte kaluar asnjë njeri prej vitesh, dhe i jep atyre një hartë të vizatuar me dorë. ? uen u zgjua me një heshtje totale, një qetësi aq të thellë e të pastër, as që nuk ishte e sigurtë nëse ishte me të vërtetë zgjuar?. Shumë shpejt heshtja thyhet nga rreziqet vdekjeprurëse të një terreni të vështirë e të mbushur me arinj.

 

 

10. Juan Gabriel Vásquez, ?Të dashuruarit në ditën e Shenjtorëve? (Lovers on All Saints? Day)

10Shtatë tregimet në koleksionin e ri të Vasquez, reflektojnë dhuntinë e tij për tregimet fluide. Në tregimin In At the Café de la République, narratori fton ish0gruan e tij Viviene, që gjithmonë ankohej për mungesën e ndjenjave. Në tregimin In The Return Vsquez shkruan për një grua belge të dënuar me burg për një kohë të gjatë pasi vrau shoqëruesin e motrës së saj me ilaç miu, dhe se si motra merr hakun e saj. Një tjetër tregim i tij flet për një magjistar që lidhet me një grua shtatzanë pasi bashkëshorti i saj i kishte vënë në dyshim publikisht aftësitë e tij në magji. Vasquez shkruan ? ?ajo do të njihte natyrën e vetmisë në duart e një magjistari?.?. Vasquez ka tregime intensive, komplekse dhe të përkryera.





Lajmet e fundit nga