Harrojnë bekimin, të rinjtë i kërkojnë selfie Papës!
Ndërkohë që Papa Françesku ecte nëpër rrugët e Washington, D...
BE pret që Alexis Tsipras pas rizgjedhjes së tij ta zbatojë sa më në heshtje programin e ri të ndihmës dhe të zhvillojë më në fund ekonominë greke. Ky mund të jetë optimizëm i gabuar, mendon Barbara Wesel.
Aktualisht Brukseli nuk dëshiron asgjë më shumë se sa qetësi në frontin grek. Kjo shkon aq larg, saqë shumë kanë dëshiruar fitoren zgjedhore të Aleksis Tsipras, sepse gjithsesi e kishin takuar atë në gjashtë muajt e fundit. Edhe pse në kuptimin e dyfishtë të fjalës. Por ishte shpresa se revolucionari profesionist ishte pjekur gjatë muajve të mosmarrëveshjes dhe ishte bërë për një burrë i vogël shteti. Dikush që e vë përgjegjësinë për vendin e tij para etjes për pushtet dhe lojërave taktike. Por mandati i tij i parë la gjurmë shkatërrimi, solli rrëzimin ekonomik dhe mbylljen e bankave. Megjithatë disa thjesht nuk duan të heqin dorë nga besimi në mirësinë e njeriut.
Manovrimi vazhdon
Çdo fitues i zgjedhjeve përgëzohet nga Brukseli: Presidenti i Këshillit flet në mënyrë domethënëse për sfida dhe punë konstruktive. Por eurodeputeti më i lartë e vë gishtin në plagë. Ai thotë se i duket e pakuptueshme që Alexis Tsipras përsëri hyn në koalicion me partinë nacionaliste Anel. Martin Schulz e di natyrisht pse kryeministri grek e bën këtë: që të ketë një partner koalicioni në Athinë, që të mos e pengojë, të mos i bëjë pyetje të pakëndshme, apo të bjerë në sy përmes kompetencës së vet. Sikur Tsipras të kishte mbledhur pas vetes ish socialdemokratët apo Partinë Liberale Potami, do të kishte patur ndoshta disa ekspertë, që kanë përvojë qeverisjeje apo kuptojnë diçka nga ekonomia. Por pikërisht këtë nuk e do shefi i Syriza-s, edhe pse kjo mungon aq fort në partinë e tij. Ai dëshiron të jetë sundimtar i vetëm në pallatin e qeverisë, dhe kjo nuk është shenjë e mirë për të ardhmen.
Ndoshta grekët dëshirojnë të gënjehen nga qeveria e tyre në çdo hap. Dhe gjatë fushatës zgjedhore Tsipras u premtoi atyre përsëri qiellin, se mund të lehtësojë kushtet e programit të shpëtimit, dhe se do të rinegociojë përsëri. Kjo është e pamundur. Vetëm kur ai të ketë bërë reformat, kreditorët do të flasin me të për “përshtatjet”. Kryeministri ka tani rreth katër javë kohë për të miratuar legjislacionin dhe për të ndërmarrë masat e dhimbshme. Reformën e pensioneve dhe atë administrative, si dhe privatizimin e furnizimit me energji elektrike dhe të porteve. Këto janë vetëm disa shembuj të një liste të gjatë. Dhe kjo mjafton për të përmbushur kërkesat vetëm formalisht. Tsipras ka nevojë për njerëz, që t’i zbatojnë ato me të vërtetë. Por si mund të sjellë dikush, që i thotë vazhdimisht qytetarëve të tij se programi i reformave është grabitje dhe ligësi, një ndryshim kulturor dhe vullnetin për të marrë më në fund përgjegjësinë për fatin e vet?
Thuaj më në fund qytetarëve të vërtetën!
Në shumicën e rasteve kryeministri grek shfaqet si hero popullor dhe hakmarrës për të drejtën e vegjëlisë: Një përzierje e Robin Hood-it dhe d’Artagnan-it tek “Tre musketjerët”. Po ai në vitet e ardhshme nuk është asgjë më tepër se shitës i pilulave të hidhura. Ai duhet t’ua bëjë grekëve të qartë se ilaçi i dhënë me recetë është i vështirë për t’u përtypur, por të shpëton jetën. Pa reforma të mëtejshme nuk ka rritje ekonomike. Dhe rruga është bërë edhe më e vështirë: Tsipras duhet t’u shpjegojë qytetarëve të tij se kriza greke është zbritur nga skena evropiane. Ne kemi tani në vend të saj një krizë të refugjatëve dhe jemi të mbingarkuar me të.
Së fundi: Tsipras duhet të sigurojë që Greqia të funksionojë më në fund si një shtet i vërtetë. Sjellja me refugjatët është një turp dhe ka treguar edhe një herë, se në administratën greke sundojnë mungesa e vullnetit dhe paaftësia. Por a është kryeministri ai që kërcet këtu grushtin në tavolinë dhe nganjëherë edhe zëvendëson personelin? Alexis Tsipras e ka provuar vetën si strateg të mençur, por nëse është në gjendje të qeverisë, këtë nuk e di ndoshta as vetë. Të jetë pjekur papritmas? A e ka kuptuar seriozitetin e situatës? Pak gjë flet për këtë. Vetëm një gjë është e qartë: Në fund të rrugës pret Wolfgang Schäuble. Dhe pas tij vërtitet një fantazmë, që quhet Grexit.
Ndërkohë që Papa Françesku ecte nëpër rrugët e Washington, D...
Një analist amerikan i ekstremizmit të dhunshëm dhe Islamizm...
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Festës së K...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kos...
Ai ka thënë se është i shokuar me ngjarjet e fundit dhe ka m...
Autoritetet gjyqësore në Zvicër kanë miratuar ekstradimin në...
Përçarjet brenda BDI-së dhe largimi i zyrtarëve të lartë nga...
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e Festës s...
Një ushtar gjeorgjian është vrarë nga një sulm kundër forcav...
Mesazhi i përcjellë nga Papa Françesku në ditën e parë të vi...
Ndasitë mes vendeve anëtarë të Bashkimit Europian mbi shpërn...
Sot në orët e hershme polica ka parandaluar një sulm ndaj es...
Holanda nuk pranon të nënshkruajë marrëveshjen me autoritete...
Duke iu refereuar krizës me migrantë, presidenti i Turqisë, ...
Mbi 700,000 vajza dhe gra ndodhen në burgje në gjithë botën,...
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar qytetarët me rastin ...
Presidenti rus Vladimir Putin ka udhëzuar qeverinë të krijoj...
Kryetari i Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq, ka përdorur...
Rusia ka akuzuar SHBA-në për destabilizim të Europës.Sipas t...
Papa Françesku u ul në Shtetet e Bashkuara të martën duke mb...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin që u shënua k...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...