52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Reforma në Gjykatën Kushtetuese duhet të fokusohet tek procedurat dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për gjyqtarë, deri tek parashikimi ligjor që duhet të prekë edhe dorëheqjen e gjyqtarit, si dhe zgjidhjen e problemit të kuorumit.
Në një intervistë për Top Channel, kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja thotë se ligji duhet të jetë i qartë.
?Për më tepër, kriteret e përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj për kandidatët e rinj janë të përgjithshme e që parashikojnë se duhet të kenë 15 vjet juristë dhe me kualifikim të lartë profesional. Çfarë presupozohet me këto, kualifikimin e lartë apo juristin e shquar? Vlerësimet mund të jenë subjektive dhe po ashtu edhe qëllimet e aktorëve që marrin pjesë në përzgjedhjen e gjyqtarëve të rinj. Dhe Gjykata Kushtetuese ka vendime për këtë kur është bërë objekt konflikti dhe është orientuar tek ligjvënësi për kriteret përkatëse. Së dyti, duhet bashkëpunim mes institucioneve, mes presidentit dhe ligjvënësit. Ajo që kërkohet, meqenëse po bëhet reforma, është që këto kritere dhe mënyra e bashkëpunimit të jenë të detyrueshme dhe bashkërenduese?, thotë Dedja.
Më tej, për zotin Dedja, për të evituar problematikën në Gjykatën Kushtetuese duhen prekur në ligj edhe çështje të tjera që hasen në përditshmëri, siç edhe përcaktimi me ligj se kush duhet të veprojë në rastet kur nuk ekzekutohen vendimet e Kushtetueses.
?Së pari, kjo ka të bëjë me aksesin e qytetarëve tek Gjykata Kushtetuese, ku sipas ligjit shqiptar afatet janë të paarsyeshme dhe shumë të gjata. E drejta e individit për t?iu drejtuar GJK është dy vjet, ndërsa vetë gjykata ka 6 muaj, që është e paarsyeshme. E dyta ka të bëjë me sigurinë juridike, sepse duke qenë afati kaq i gjatë qytetarët janë në rrezikun e rihapjes së procesit gjyqësor. Po ashtu, afati për të kundërshtuar një ligj në GJK është 3 vjet, ndërkohë që shumë shtete e kanë më të ulët. Kjo ka të bëjë me pasigurinë juridike sepse në momentin që shfuqizohet ligji ai sjell pasoja. Problem tjetër është nëse duhet t?u njihet shqiptarëve e drejta për të kundërshtuar ligjet në Gjykatën Kushtetuese? Ne nuk e kemi këtë, ndërsa shumë vende të tjera e kanë. Këtu qytetarët mund të vijnë për shkelje të të drejtave të tyre, por jo për një akt ligjor?, thotë Dedja.
Zoti Dedja i rikthehet sërish rishikimit të Kushtetutës, por që kësaj radhë duhet të jetë i studiuar.
?Ndërhyrja duhet të jetë e studiuar, shumë e kujdesshme dhe për të arritur qëllime madhore. Sepse Kushtetuta është akti themeltar i shtetit dhe është boshti i tërë infrakstrukturës ligjore të shtetit. Për më tepër, ndërhyrja duhet të jetë e kujdesshme sepse duke u përpjekur që të zgjidhet një problem sot mund të dalë një problem i ri nesër dhe do duhet sërish ndërhyrje?, nënvizon Dedja.
Partia Socialiste ka mbledhur strukturat në e qarkun e Elbas...
Akuzat e hedhura në publik nga një ish-oficer policie dhe ng...
Italia do të mbështesë Shqipërinë në hapjen e negociatave të...
I njohur per reagimet e tij te ashpra, Murat Basha nuk ka ng...
Partia Socialiste ka reaguar për ngjarjen e Laçit me anë të ...
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka marrë pjesë në takimin ...
Pak pasi kreu i opozitës Lulzim Basha kërkoi dorëheqjen e Il...
“Shprehim jo pa keqardhje faktin, që Partia kryesore e opozi...
Në Konferencën e 4-t Botërore të Kryetarëve të Parlamenteve ...
Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të marrin pjesë në misi...
Sipas VKM-së Nr.711 datë 26.8.2015, është miratuar fondi në ...
PS dhe LSI duket se nuk po gjejnë paqe sa i përket çështjes ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Bruksel,...
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka postuar në faqen e tij...
Pas takimit me deputetë të Vlorës e Gjirokastrës, kryeminist...
Kryefjala e 300 ditëve të treta të qeverisë “Rama” do të jet...
Ditën e sotme është zhvilluar tryeza e konsultimit publikë m...
Kryeministri Edi Rama, për më shumë se 60 minuta, ka zhvillu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar qeve...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh sot se ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...