Kohët e fundit, një sërë artikujsh dossier janë përpjekur të na e paraqesin kryeministrin Rama si lideri i munguar i demokracisë shqiptare, në momentet e fillimit të saj. Është ky personi që na duhej dhe me atë në krye, ne do të kishim patur një tranzicion ndryshe.
Fatmirësisht për historinë shqiptare, Rama po e tregon sa demokrat është, me vepra. Sidomos me vepra. Radha i erdhi, madje i erdhi në një moment të shkëlqyer. Sapo ia dorëzoi Saliu, ky maskara i kombit. Ky që bën çdo gjë. Saliu bën koncesione korruptive (Rama jo?); Saliu bën nepotizëm (Rama jo?); Saliu përçan kombin(Rama jo?), Saliu bën hënën blu e të tjera plot… Tani, Saliu ka dy vite që ka ikur. Rama ka dy vite që qeveris. Problemet ekonomike po shfaqen ngado, po vërshojnë jetën e të gjithë shqiptarëve.
GDP po shkon në të s’ëmës, FMN po ulëret, qytetari shqiptari po rrënohet. Po Kryeministri çfarë ka ndërmend të bëjë për të zgjidhur këtë lëmsh? Me sa duket atë që bëhet rëndom në kësi rastesh. Kryeministri i Shqipërisë gjeti një armik të ri. Kishën Ortodokse shqiptare. Oops, na falni, Kishën Ortodokse greke. Na duhej një armik dhe një armik e gjetëm. Timing-u është perfekt (na falni për anglishten).
Në të gdhirë të dites së Samitit të Vienës, INUK, IKMT, INUV, këto gërmat e frikshme, në ora tre të natës, në stil enverist, u paraqitën me dhunë, me ndihmën e policisë, dhe rrafshuan garazhin e armikut grek. Koço Kokëdhima duhet të ndjehet shumë i lumtur, sepse godina e tij pa leje, aq shumë e përmendur nuk është quajtur kurrë garazh, kështu që nuk rrezikon asgjë. Por këto i dimë të gjithë. Le t?i kthehemi titullit.
Përse Lenin? Epo edhe Lenini, në momentet e tija të vështira, diku nga 1922, pasi i kishte ngatërruar më keq sa s’ka rusët e shkretë, në një luftë civile që akoma sot s’ka rreshtur së krijuari probleme kombit rus, i duhej një armik. Kishte mbaruar punë me të bardhët, kishte mbaruar punë me të vetët (akoma jo plotësisht, do duhej mjeshtëria e Stalinit më 1936-ën për të mbaruar punë tamam dhe brenda partisë) dhe i kishte ngelur vetëm kisha.
Po po, kisha. Kisha ishte problem, sepse ushqente zemrat e njerëzve dhe si e tillë përbënte rrezik në skemën e Leninit. I duheshin rusë të pashpirt, të kthyer në zombie për të fjetur i qetë. Atëherë Lenini u ul dhe shkruajti disa rreshta. Këtu më poshtë po ju paraqesim një përkthim të shpejtë, marrë nga eivista ?Histoire?, numër 324, tetor 2007, botuar në Francë. Materiali vjen nga letrat e Leninit, të cilat u kishin shpëtuar dhe veprave të tija të plota.Kjo për të thënë që edhe rusët kishin pasur turp t’i shfaqnin. U desh Jeltsin dhe pak alkool për t’i bërë publike, diku nga viti 1996. Letra është e 19 marsit 1922.
?Me gjithë këta njerëz të uritur, që po ushqehen me mish njeriu, me rrugët e mbushura me qindra, mijëra kufoma, është tani dhe vetëm tani që ne mundemi (dhe si rrjedhim duhet) të konfiskojmë të mirat e Kishës me një vullnet të egër, të pamëshirshëm, dhe të mposhtim çdo rezistencë. Është tamam tani dhe vetëm tani që shumica e madhe e masave fshatare mund të na mbështesë, ose më saktë, mund të mos jetë në gjendje të mbështesë këtë grusht klerikësh…dhe këtë borgjezi të vogël reaksionare….Gjithashtu, arrij në përfundimin kategorik që është momenti për të shtypur klerin…në mënyrën më të vendosur dhe më të pamëshirshëm, me një brutalitet të tillë që do të kujtohen për dekada…Sa më i madh të jetë numri i klerikëve reaksionarë dhe i borgjezisë reaksionare që do të kalojë në tytën e armëve, aq më mirë do të jetë për ne. Ne duhet t’u japim një mësim të tërë këtyre njerëzve në mënyrë të tillë, saqë nuk do të ëndërrojnë me edhe pas dekadash…?. Dhe në fakt, gjatë 6-mujorit të parë të vitit 1922, rreth 8000 priftërinj, murgj e murgeresha u vranë dhe u ekzekutuan. Përmasat ndryshojnë, pasi po flasim për Leninin. Teknika politike Jo. respublica.al
Komisioneri i fqinjësisë së Bashkimit Evropian dhe të negoci...
Deklarata e plotë e Kishës Ortodokse “26.8.2015 – Njoftim p...
Policia shqiptare dhe ajo italiane, kanë kryer një operacion...
Përafërsisht aq emigrant u larguan nga kampi i pranimit në G...
Efektivët e Policisë së Vlorës kanë arrestuar shtetasin Kris...
Dokumentim tjeter – Mbishkrimi i v. 1671 ne ish Kishen e vje...
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar ne rrjetet sociale, pas sh...
Partia Demokratike në një njoftim për shtyp ka mbështetur n...
Prishja e kishës së Dhërmiut ka sjellë edhe reagimin e Minis...
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në një deklaratë për me...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reagur në lidhje me o...
PBDNJ ka reaguar mbi prishjen e Kishës së Dhërmiut nga INUV-...
Pa bërë bujë, pa e detyruar me forcë popullin, të mbyllim fi...
Dy ministrat e jashtëm të Austrisë dhe Gjermanisë kanë dhënë...
GNV trageti i ri që u duk si zgjidhje përfundimtare për lin...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa, ka dalë në një...
Efektivët e policisë së Vlorës kanë arrestuar dy persona pas...
Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ashpe...
Policia Italiane ka dhënë detaje për operacionin e përbashkë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...