Zëri i Amerikës kronikë për Kishën e Dhërmiut / Reagime pas ndërhyrjes në rrënojat e kishës
Klerikë fetarë ortodoksë dhe Kryetari i Bashkisë së Himarës ...
Qendra evropiane regjistrimi në Itali dhe Greqi, një ndarje e drejtë e barrës dhe kthim i shpejtë i azilkërkuesve të refuzuar: në politikën e BE ndaj refugjatëve pritet të ndryshojnë disa gjëra.
Në fakt Kancelarja gjermane dhe Presidenti francez donin të flisnin vetëm për Ukrainën në takimin e tyre në Berlin. Por gjendja dramatike e refugjatëve hodhi hijen e saj mbi gjithçka tjetër. “Ka momente në historinë evropiane, ku ndodhemi para situatave të jashtëzakonshme”, tha François Hollande në Berlin. “Sot kemi një situatë të tillë të jashtëzakonshme, e cila do të zgjasë për aq kohë sa nuk janë zgjidhur krizat”. Evropa nuk mund të presë dhe të përpiqet çdo ditë të përshtatet me situatën. “Duhet të organizohemi dhe ta rakordojmë politikën tonë”.
Kjo duhet të bëhet shpejt dhe boshti gjermano-francez do të krijojë presionin e nevojshëm. Dhe nuk janë vetëm pamjet e refugjatëve që kërkojnë rrugën për në Evropën Qendrore dhe Veriore përmes Mesdheut dhe vendeve të tjera, që i kanë alarmuar Angela Merkel dhe François Hollande. Është edhe frika për pasojat e eksceseve të tjera ekstremiste të djathta si ato në Heidenau të Saksonisë.
Pamje që të turpërojnë
“Unë i dënoj në mënyrën më të ashpër trazirat”, tha Kancelarja. Atmosfera agresive dhe e drejtuar kundër të huajve nuk mund të pranohet në asnjë mënyrë, tha ajo. “Është e neveritshme si përpiqen ekstremistët e djathtë dhe neonazistët të shpërndajnë mesazhe të urrejtjes. Por është po kaq për të ardhur turp se si qytetarë dhe qytetare, madje familje me fëmijë, i mbështesin ato duke marshuar së bashku me ta.” Gjermania është një vend që respekton dinjitetin e secilit, tha Merkel.
Përleshjet në Heidenau vërtet “e patën përmendur”, plotësoi Presidenti francez. Asgjë nuk mund ta justifikojë një mënyrë të tillë veprimi. Por për të është e qartë që përgjegjësia për refugjatët nuk mund t’i lihet vetëm një vendi, por se atë duhet ta mbajë e gjithë Evropa.
Tërheqje vëmendjeje ndaj vendeve të BE
Të gjitha shtetet e BE duhet ta vënë plotësisht në jetë ligjin e përbashkët të azilit. “Ne i lutemi Komisionit Evropian që të kujdeset, kur shtetet anëtare nuk i plotësojnë këto marrëveshje”, kërkon Merkel.
Veç kësj, në BE duhet të ketë një përkufizim të unifikuar se cilat shtete ballkanike duhen parë si shtete të ashtuquajtura të sigurta dhe cilat jo. Para nëntë vjetësh, Komisioni i BE propozoi një listë me vende të sigurta të origjinës, por nuk e zbatoi dot vullnetin e tij. Në shtator kjo temë do të ritrajtohet.
Kanalizim i vërshimit të refugjatëve
Gjermania dhe Franca këmbëngulin që qendrat e regjistrimit të refugjatëve në Greqi dhe në Itali, për të cilat kanë rënë dakord kryetarët e shteteve, të ngrihen që këtë vit. “Kjo është e domosdoshme për t’i regjistruar refugjatët që vijnë në brigjet tona dhe duan të hyjnë në Evropë”, tha Hollande. Të gjitha shtetet e BE mund të vënë në dispozicion personel atje. “Kjo duhet të ndodhë shpejt, ne nuk mund të pranojmë zvarritje”, plotësoi Angela Merkel.
Njëkohësisht duhet të futen standarde të përbashkëta për kthimin. “Duhet bërë dallim midis njerëzve, që kanë të drejtë për azil dhe atyre që vijnë këtu për shkaqe të kuptueshme, por që nuk mund të pranohen”, tha Hollande. Për ata që marrin leje qendrimi, duhet të pasojë një shpërndarje e drejtë në vendet e qendrimit. Më tej Kancelarja gjermane dhe Presidenti francez lidhin shumë shpresa me takimin e nivelit të lartë BE-Afrikë që do të mbahet në vjeshtë në Maltë. Në të ndër të tjera do të diskutohet lidhja e marrëveshjeve të ripranimit për refugjatët.
Klerikë fetarë ortodoksë dhe Kryetari i Bashkisë së Himarës ...
Shtypi gjerman trajton Konferencën e Ballkanit në Vjenë dhe ...
Një vajzë e re shqiptare kishte nisur bashkëjetesën me një t...
Markonei Ajub Kazani, i cili u ndalua me dyshimet se do të b...
Ish-kreu i Komitetit te Kulteve, Ilir Kulla, ne disa pyetje ...
Gjate dites se sotme Policia e Shtetit ka nderrmare nje oper...
Elvi FUNDONjë debat që çdo ditë po bëhet edhe më i fortë, në...
Le të shikojmë sesi veproi “shteti” shqiptar me kishën e Dhë...
Ne faqen zyrtare te Kishes Orthodhokse, eshte postuar dokume...
1. Jozef Stalin 2. Adolf Hitler 3. Bashar al-Asad 4. Benito ...
Kreyfjala e takimit është pastërtia e qytetit dhe masat që d...
Denoncim ndaj Kryetarit të Bashkisë, Z. Erion Veliaj për shk...
Ai kërkoi që shtetasit shqiptarë të mos ndërmarrin aventura...
Ai u ka bërë thirrje pacientëve të mos bien pre e shkelësve,...
Kryepeshkopi Anastas Janullatos është takuar në Athinë me p...
Trageti grek “Elefterios Venizellos” në mëngjesin e sotëm në...
Efektivët e Policisë së Tiranës kanë arrestuar Zamak Cani, 4...
Shqipëria, Bullgaria dhe Maqedoni kanë zhvilluar një takim d...
Dacic ka thënë se i ka arritur objektivat gjatë vizitës në M...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...