web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

UNHCR: Në Serbi hynë 7 mijë emigrantë  brenda një nate

24 Gusht 2015, 10:00, Kosova & Bota CNA

Sipas UNHCR brenda një nate janë futur në Serbi 7 mijë refugjatë. Mes të cilëve  burra, gra dhe fëmijë.  Pritet një numër edhe më i madh refugjatësh.

Maqedonia do ta mbajë të  hapur kufirin për refugjatët.

“Në kufirin serb, UNHCR bashkëpunon me autoritetet lokale dhe organizatat humanitare, në mënyrë që të sigurohet vendosje dhe ushqim për ata të cilët arrijnë”, thuhet në kumtesë.

Federata ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe ka bërë thirrje për mbështetje më të madhe për emigrantët.

“Është i domosdoshëm nivel më i lartë i bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta, në mënyrë që t’u jepet përgjigje nevojave humanitare të të rrezikuarve”, thuhet në kumtesë.

 





Lajmet e fundit nga