web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zvicra frikë nga ekstremistët islamikë

21 Gusht 2015, 17:01, Kosova & Bota CNA

Zvicra ndihet e kërcënuar nga ekstremistët islamikë që ndodhen brenda territorit të saj.

66 shtetas zviceranë luftojnë aktualisht për ISIS-in,  por më të rrezikshëm se ata konsiderohen rreth 200 ekstremistë të cilët jetojnë në Zvicër.  Sipas, Policisë Federale të Zvicrës ato janë të gatshëm të përdorin dhunë dhe janë një rrezik i madh për sigurinë e Zvicrës.

Në një prononcim për SRF shefja e Fedpol-it Nicoletta della Valle shprehet,  ?urrejtja e tyre për shoqërinë e këtushme është edhe me e rrezikshme se ajo që bëjnë ata që shkojnë te luftojnë për xhihadin. Në mesin e 200 të përmendurve janë rreth 50 deri 60 të cilët tregojnë gatishmëri për dhunë dhe janë ?nën radarin? e policisë, duke u ?ndjekur nga afërsia shumë e madhe?.

Në mesin e këtyre 200 ekstremistëve që kanë ngjallur frikë për shtetin helvet  ka disa lloje njerëzish. Janë të rinjtë ekstremist , të pasigurt dhe që janë në kërkim të identitetit të tyre. Ka edhe prindër mbi 30 vjeçarë që janë radikalizuar dhe që duan të udhëtojnë për në Siri.

Sipas, Nicoletta della Valle nën radarin e Fedpol-it nuk hyjnë të gjithë ato persoan që shfaqin simptai për kalifatin, pasi ato nuk mund të konsiderohen ende të rrezikshëm.





Lajmet e fundit nga