Thaçi fajëson trafikantët, analistët, mediat dhe intelektualët për ikjen e kosovarëve
Fillimi i këtij viti solli skena të papritura në stacionin e...
Ndërtimi i gardhit me tela në kufirin hungarezo-serb, i cili duhet të parandalojë hyrjen e refugjatëve nga vendet aziatike dhe afrikane në Hungari, po bëhet me ritmin e paraparë. Deri më tash kanë përfunduar 50 kilometra të tij.
Gardhi përbëhet nga dy pjesë: përveç telave të thjeshtë, të lartë 3.5 metra, është vendosur edhe i ashtuquajturi gardh i NATO-s, me tela me gjemba.
Sipas të dhënave të policisë hungareze, në qytetin kufitar Çongrad, numri i migrantëve që hyjnë në Hungari, tani është dyfish më i vogël.
Mediat hungareze thonë se gardhi po ndërtohet në të njëjtën kohë në 13 pika të kontrollit përgjatë kufirit me Serbinë, ndërsa gjatësia përfundimtare do të arrijë në 177 kilometra.
Punët duhet të kryejnë në fund të gushtit, ndërsa nga Qeveria hungareze njoftojnë se do të angazhohen edhe disa mijëra policë për të kontrolluar kufirin me Serbinë.
Siç ka deklaruar Janosh Lazar, shef i kabinetit të kryeministrit hungarez, kjo njësi e policisë kufitare do të formohet në kuadër të forcës civile policore.
Ky vendim është cilësuar si i domosdoshëm, për shkak të, siç është thënë, përpjekjeve agresive të migrantëve për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin hungarez.
Gardhi tani është i dukshëm edhe nga ana serbe e kufirit, pranë kalimit kufitar Ashothalom. Por, pasi gardhi është ndërtuar disa metra larg vijës kufitare, mjafton që migrantët të arrijnë te gardhi dhe, teorikisht, ndodhen në Hungari, thotë Robert Katona, kryetar i bashkësisë lokale Baçki Vinogradi, që kufizohet me Ashothalomin.
?Nëse dikush ka arritur deri te gardhi, do të thotë se ka mbërritur tashmë në Hungari dhe mund të kërkojë ndihmë nga Hungaria. Kam parë se ata, që arrijnë te gardhi, ecin ngadalë dhe arrijnë të vendkalimi kufitar?, thotë Katona.
Sipas mediave hungareze, pikat e dobëta të këtyre gardheve me tela janë edhe kalimet hekurudhore, ashtu si edhe Lumi Tisa, përmes të cilit migrantët mund të notojnë në anën tjetër. Robert Katona thotë se migrantët tashmë i kanë zbuluar këto opsione.
?Ata që kanë kaluar më herët kufirin, u japin udhëzime atyre që nuk janë nisur ende. Shumica kur arrijnë te gardhi dhe e shohin se është e pamundur të kalojnë, nisen kah pika kufitare Horgosh, përmes fshatit tonë, deri te hekurudha që hyn në Hungari?, thotë Katona.
Aktualisht, në fshatin Baçki Vinogradi kalojnë 200-300 migrantë në ditë, ndërsa më herët kjo shifër ka arritur deri në njëmijë.
Një grup i studentëve nga Siria, që Radio Evropa e Lirë ka takuar në rrugën prej Baçki Vinogradi për në Suboticë, nuk dukej fare i brengosur për gardhin. Studentët kanë thënë se kanë arritur nga Beogradi dhe se do të takohen me ?lidhjen? e tyre që do t?i transferojë natën tjetër në Hungari, përmes pyllit.
Valid, student i stomatologjisë nga Siria, ka thënë se ka udhëtuar përmes Libanit, Turqisë, Greqisë, Maqedonisë, deri në Serbi.
Miku i tij, Fuad, po ashtu nga Siria, ka thënë se kanë udhëtuar dy javë nga vendi i tyre. ?Kemi ikur nga Siria sepse atje është luftë dhe të jesh atje në këtë kohë, është shumë rrzik?, ka thënë ai.
Përndryshe, Hungaria, me qëllim të mbrojtjes më të mirë të kufijve të saj dhe kontrollit më të madh të lëvizjes së migrantëve, në fillim të vitit ka nënshkruar marrëveshje me ministritë e brendshme të Gjermanisë dhe Austrisë për bashkëpunim dhe koordinim të përbashkët në luftën kundër migracionit të paligjshëm.
Sipas të dhënave zyrtare, në Hungari, për shtatë muaj të këtij viti janë regjistruar 110,000 refugjatë, gati tre herë më shumë se gjatë gjithë vitit të kaluar.
Fillimi i këtij viti solli skena të papritura në stacionin e...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se v...
Militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë shkatërruar një manas...
Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) ka kri...
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, k...
Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter pas di...
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Bratislav Gasiç në një dekl...
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara, Greg Delawie, ka mb...
Sekretari do të angazhohet personalisht në këtë detyre duke ...
Trupat e pajetë janë nxjerrë sot pasdite.Shefi i operativës ...
Disa shtetas shqiptarë kanë rrahur dje gazetarin e njohur it...
Janë dorëzuar në polici dy burra të identifikuar si të dysh...
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në nj...
Sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond, edhe zyrtarish...
Kështu ka thënë për B92 zëvendëskryeministri i Kosovës Brani...
Konflikti në Jemen i ka çuar njerëzit në prag të urisë, parl...
Ministrja pa protofol e Republikës së Kosovës dhe njëherësh ...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon ka emëruar sh...
Trupat e pajetë të dy punëtorëve janë nxjerrë sot pasdite.Sh...
Nuk ka qetësi dhe stabilitet për Greqinë. Pas zgjedhjeve të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...