Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan/ Betonierja bie nga lartësia, dyshohet për viktima
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Me valën gjithnjë e në rritje të migrantëve të paligjshëm, të cilët përmes Hungarisë synojnë të depërtojnë drejt Evropës veriore, thirrjet në Bruksel dhe Berlin po bëhen gjithnjë e më të zëshme që ish vendet komuniste, tash anëtare të Bashkimit Evropian, të marrin përsipër përgjegjësinë që kanë.
Në këtë temë, shtypi botëror tërheqë vërejtjen për mundësinë e raporteve të tensionuara ndërmjet vendeve anëtare të BE-së, ndërkohë që vala e migrantëve nuk po tregon shenja të zvogëlimit.
Wall Street Journal, e përditshme amerikane, shkruan se në korrik të këtij viti, numri i migrantëve të cilët kaluan kufirin e BE-së, arriti në 107, 500 veta, duke trefishuar kështu numrin e regjistruar në korrik të një viti paraprak, sipas të dhënave të agjencisë evropiane të kufirit, Frontex.
Kriza më së shumti po ndjehet në Hungari, vend ky i cili këtë vit ka pranuar 120,000 kërkesa për azil.
Lokacioni i Hungarisë, shkruan gazeta, e bën këtë vend hyrjen më të arsyeshme në bllokun evropian për shumë migrantë nga Lindja e Mesme, të cilët shfrytëzojnë Detin Egje, depërtojnë në Turqi, Greqi dhe përmes Ballkanit, synojnë Evropën Veriore.
WSJ citon një pensioniste hungareze, Veronika Toth, e cila jeton në fshatin kufitar me Serbinë, Asotthalom, se ka frikë nga migrantët.
?Ata vijnë në grupe prej 20 vetash dhe flenë e pushojnë në kopshtet tona?, thotë zonja Toth.
Gazeta rikujton se të martën, autoritetet hungareze kanë thënë se do të zbarkojnë mijëra pjesëtarë policie patrullimi në kufirin me Serbinë dhedo të miratojnë një legjislacion, në bazë të të cilit hyrja e paligjshme nga kufiri sanksionohet me 4 vjetë heqje lirie.
Në këtë kuadër, revista politike Foreign Policy, ka veçuar qëndrimin e Sllovakisë, zyrtarë të së cilës kanë vënë kushte për strehimin e migrantëve.
Jo të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë të gatshme të strehojnë migrantë, veçanërisht nëse ata janë myslimanë.
Ivan Metik, nga Ministria e Brendshme Sllovake, citohet nga revista të ketë thënë se Sllovakia planifikon të strehojë 200 refugjatë sirianë, po r të krishterë.
?Ne do të mund të strehonim 800 myslimanë, por nuk kemi xhami në Sllovaki, si do të integrohen ata këtu nëse nuk u pëlqen??, ka thënë Metik për rrjetin britanik televiziv BBC.
T?i kundërshtosh në këtë mënyrë myslimanët, shkruan FP, në kontekstin e kësaj krize të migrimit, nuk është vetëm diskriminuese, por është edhe shumë e dëmshme, marrë parasyshë që numri më i madh i migrantëve vjen nga Siria, një vend me shumicë të jashtëzkaonshme myslimane.
E përditshmja britanike Financial Times, shkruan se është Gjermania vendi nga i cili edhe kanë dalë thirrjet për marrje më të balancuar të përgjegjësisë ndërmjet vendeve të Bashkimit Evropian.
Berlini ka bërë të ditur se pret që numri i azilkërkuesve këtë vit të arrijë në 800,000, numër ky i cili tejkalon numrin e azilkërkuesve në gjithë BE-në gjatë vitit 2014.
Autoritetet gjermane kanë tërhequr vërejtjen se qarkullimi pa pasaporta në zonën Schengen të Bashkimit Evropian do të mund të vihej në rrezik, nëse paraprakisht nuk arrihet një marrëveshje ndërmjet vendeve anëtare të bllokut evropian për shpërndarje të azilkërkuesve.
FT rikujton se vendet e Bashkimit Evropian në të cilat depërtojnë migrantët fillimisht, Greqia, italia dhe Hungaria, nuk janë duke e zbatuar atë që quhet ?Marrëveshje e Dublinit?, sipas së cilës refugjatët duhet të kërkojnë azil në vendin e parë të bllokut.
Në këtë mënyrë, u lihet në dorë vetë refugjatëve të zgjedhin vendin e strehimit.
Kiliç është ambasadorja e re e Republikës së Turqisë e akred...
Maqedonia ka shpallur gjendje krize në kufirin me Greqinë, p...
Një grup kongresmenësh amerikanë të kryesuar nga Vern Buchan...
Tashmë është zyrtare: Gjermania këtë vit pret katër herë më ...
Instituti Amerikan i Medias (AMI) ka gjetur në një rajon të ...
Ata janë shprehur se për këtë çështje ka një gatishmëri edhe...
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëvendësministri ...
Projekti për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë-Durrës d...
Tetë ushtarë turq janë vrarë nga një sulm me bombë në provin...
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vizituar stacio...
Udhëtarët u terroriziuan por pilotët arritën të bëjnë uljen ...
Më nënshkrimin e kësaj marrëveshje mirëkuptimi, kryetari i k...
“Për shkak të dështimit për të formuar një qeveri, ne kërkoj...
Sipas tij, lajmi që Kosova ka aplikuar për pranim në këtë or...
Gjevgjelia është një “vrimë gjilpëre” në të cilën janë të de...
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka punësuar tranvestitin ...
Shtatëdhjetë ekspertë të moszgjerimit atomik e kanë nënshkru...
“Mirëmëngjes! Dobërdan! I am Greg Delawie”. Oficeri i shërbi...
Shqipëria mbështet fuqimisht zbatimin e plotë të marrëveshje...
Autoritetet e Italisë sot kanë njoftuar për arrestimin e tet...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...