Viktima e dytë nga mot i keq/ Mbytet peshkatari në Ksamil
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
As treqint hapa nga Selvia tek Pazari i Ri; zemër që rreh, gjak që rrjedh, plagë që dhemb, shpirt që rënkon, zë që këndon, tel që vibron, vatër që ngroh, zjarr që djeg, është 1 dhe vetëm 1, Ajo dhe vetëm Ajo, Rruga Saraçve.
Rruga Saraçve është si Femër nga kujtimi i së cilës nuk shkëputesh dot asnjë çast derisa vdes.
Rruga Saraçve është si raki që të zë, dhe nuk bëhesh dot kurrë esëll.
Largohu sa të duash nga Rruga Saraçve. Ik mbrapa Diellit, po deshe edhe deri te Rruga e Qumështit dhe mos u kthe kurrë. Por nëse te Rruga Saraçve ke qëndruar edhe 1 çast të vetëm, te Rruga Saraçve je, dhe te Rruga Saraçve do mbetesh në jetë të jetëve.
Rruga Saraçve nuk është tamam rrugë. Rruga Saraçve është pol. Ku po të jesh, ngado që të rrotullohesh, para ke botën, poshtë tokën, lart Qiellin.
Rruga Saraçve është një përqëndrim urban me një prezencë njerëzore kaleidoskopike marramendëse plot me lëng jete.
Rruga Saraçve është një palcë, një esencë, që ndryn brenda vetes sekrete bazike; Pafundësinë e dashurisë, zulmet e pasionit, misterin e mbijetesës, të fshehtat e vijimësisë së rracës, paradokset e progresit, nazet e gjuhës, origjinën e proverbave, pragjet e sakrificave, caqet e trimërisë, fillesat e urrejtjes, shakatë e Fatit, trillet e cerebralitetit.
Shtëpi misterioze, porta që hapen e mbyllen duke kërcitur, mure me myshk, gardhe të shtrembër, avlli intriguese, Rruga Saraçve, ky miks mahnitës prej gurësh, tullash, mishi dhe mendimi, të lë pa frymë.
Absolutisht e pa interpretueshme, rreptësisht e pa modifikueshme, me një rrezatim njëkohësisht të këndshëm dhe rrënqethës, Rruga Saraçve është një ndërlikim dhe një sofistikim aq i thellë njerëzor, sa nuk e rrok dot asnjë mendje.
Fine, elegante, e epërme, e sofistikuar, Rruga Saraçve, nuk mund të mbetej jashtë vëmëndjes së antipodit të saj, krimit komunist.
Si njeriu përballë shtazës, urtësia përballë egërsisë, dituria përballë injorancës, ndërtimi përballë shkatërrimit, dashuria përballë urrejtjes, jeta përballë vdekjes, në pararojë të parehatisë së komunistave, e pamposhtura Rruga Saraçve dhe komunizmi, kanë qëndruar përballë njëri-tjetrit në simbiozën llahtarisëse të një bashkëjetesë të detyruar prej të mbrojturi të butë kryelartë dhe agresori të egër frikacak.
Megjithse gjithë kohën nën shqekzën e komunizmit vrasës, Rruga Saraçve kurrë nuk u mposht.
Sepse Rruga Saraçve është prej mishi, por po të provosh ta hash të mbetet si kockë në fyt.
Rruga Saraçve është e ëmbël, por po të rrekesh ta pish helmohesh dhe vdes në vend.
Rruga Saraçve është e butë, por po të provosh ta kafshosh dhëmbët t?i thyen.
Përbindëshi komunizëm s?la gjë pa bërë që ta gjunjëzonte Rrugën e Saraçve.
E ktheu në laborator makabër ku eksperimentoi të gjitha llojet e sadizmave, krimeve, kafshimeve, spiunimeve, helmimeve e shkatërrimeve.
Instaloi te Selvia një stabiliment torturash.
Ja ndërroi emrin. I vuri emrin e një vrasësi komunist.
U mundua ta bënte pis duke e nakatosur me të ardhur, kryesisht lebër.
Por Rrugën e Saraçve nuk e ndoti, nuk e gjunjëzoi dot kurrë.
Me garat socialiste Rruga Saraçve tallej.
Kur gjinakastralit vrisnin, Xhilag?t dashuronin.
Kur komunistat këndonin këngë partizane, Stazimir?t dëgjonin kanconeta italiane.
Kur proletarët vishnin uniforma, Saraç?t ndiqnin modën e fundit.
Kur komitetsat përhapnin gënjeshtra proletare, Lik?t rrëfenin bëma aristokratike.
Kur vrasësit ulurinin nëpër kongrese, Moç?t bënin muhabet si njerëz me kafe përpara.
Kur ushtarët marshonin para tribunave, Qefali?t këndonin e kërcenin.
Kur plehrat spiunonin, Bash?t lidhnin krushqira.
Kur flliqsirat prishnin faltoret, Hyk?t faleshin fshehtas.
Kështu ndodhi që;
Bulevardi u bë halja, ndërsa Rruga Saraçve zemra e Tiranës.
Blloku polli shtriga të shëmtuara të liga, ndërsa Rruga Saraçve vetëm goca t?bukra, princesha kokulura.
Komunizmi që erdhi nga larg u mposht nga një rrugë e vetme që s?erdhi nga kurrkund, aty ishte, aty është, dhe aty do jetë.
Liria në Shqipëri nuk erdhi as nga Jalta as nga Malta, as nga lindja as nga perëndimi, por nga Rruga Saraçve.
Teoritë dhe praktikat e kuqe u shkatarrun të gjitha nga butësia, urtësia dhe durimi njerëzor te Rruga Saraçve.
Me shtëpiza plot me shpirtra, ngushtica me të papritura, dashuri të zjarrta, Rruga Saraçve është rruga më e dashur, më e ëmbël, më e bukur e botës.
Më shumë se 800 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar të mart...
Prokuroria e Tiranes jep informacione paraprake rreth shpert...
67-vjeçari Abdulla Dervishi, i cili po trajtohet në repartin...
Të shtëna me armë janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në plazhin ...
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit ...
Policia e Sarandës ka mundur të arrestojë sot 54-vjeçarin Ha...
Një emigrant me banim në Zvicër ka rënë pre e grabitjes. Gja...
Policia e Tepelenës ka evidentuar dhe asgjësuar 1038 bimë na...
Një furrë buke në kryeqytet ka rënë pre e grabitjes. Në orët...
Policia e Lezhës njoftoi të premten asgjësimin e 120 rrënjëv...
Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Mil...
Sektori Kundër Trafiqeve të Paligjshme në policinë e Elba...
Efektivat e Seksionit të Qarkullimit Rrugor Lezhë kanë arres...
Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë,në vijim të opera...
Vazhdojnë asgjësimet masive të lëndëve narkotike në Shkodër,...
Një grua është rrëzuar aksidentalisht nga 7 metra lartësi në...
Mediat italiane nxjerrin çdo ditë të dhëna të reja për krimi...
Dy autobusë janë përplasur me njëri-tjetrin sot pasdite në a...
Nexhat Bizhdili, president i ekipit të Besës, është shpallur...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lushn...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shtetasi M.H 61-vjeç, peshkatar është gjetur i pajetë në a...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasi...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...