web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Krujë, vazhdojnë operacionet antikanabis

7 Gusht 2015, 08:51, Kronika CNA

Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë,në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kanë zhvilluar një tjetër operacion.    Nga një kontroll i ushtruar në afërsi të Lumit të Tiranës Thumanë, Krujë dhe në fshatin Dukagjin i ri u konstatuan 5 parcela  me  rreth 180 rrënjë bimë narkotike,në një lartësi rreth 60-200 cm.   Bimët dyshohet të jenë të llojit Cannabis Sattiva, ku u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.   Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë,vazhdon puna për dokumentimin e plotë  të  ngjarjes,identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës për veprën penale ?Kultivimi i bimëve narkotike? parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.





Lajmet e fundit nga