AMP arreston në flagrancë 2 punonjës policie
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Sot Erion Veliaj ka prodhuar një lajm të mirë. Në ditën e dytë të punës ai i ka dhënë fund planit urbanistik të hartuar nga bashkia e Lu
lzim Bashës dhe të miratuar me votat e PD-së dhe LSI-së. Dokumenti të cilin ai e ka shndërruar tashmë në nul përbënte vrasjen përfundimtare të kryeqytetit. Ai lejonte ndërtime, në zonën e mbipopulluar të ish bllokut, në vilat e vjetra të rrugës së Elbasanit, te këndi i lodrave të po kësaj rruge, te xhamia e re që po ndërtohet (tashmë e anulluar) pa përmendur lejet e famshme tek diga e liqenit. Pra, shkurt ai qe një plan klientelist, i dëmshëm dhe me pasoja të parikuperueshme, që gjoja nën harmonizimin e interesave të pronarëve me hapsirat e përbashkëta, i jëptë dërrmën e fundit një shkatërrimi të nisur nga Brojka dhe të vazhduar nga Rama.
Sot me anullimin e këtij plani, qytetarët e Tiranës duhet të ndihen të lehtësuar. Ata pak aktivistë që protestojnë në mbrojtje të hapsirave të gjelbërta kanë mundësinë të kuptojnë se zërat e tyre të mekur nuk kanë qenë një kumbim në shkretëtirë. Nostalgjikët e një Tirane të zhdukur, që kërkojnë të konservojnë ato dëshmi që njeriu i vjedh përditë kohës, kanë ende mundësi të shpresojnë.
Por pyetja është më e thjeshtë: a duhet thirrur fitore pas kësaj batërdie që i kanosej Tiranës? Këtu përgjigjja është e vështirë të jetë positive. Megjithëse ka shmangur katastrofën, erion veliaj nuk ka dhënë ende garanci të plota për të ardhmen e qytetit. Ai ka shpallur se rreth pas një viti ne mund të kemi një plan të ri të Tiranës tashmë të madhe, por në këtë sfidë të re ai, ai ka shumë rreziqe të mos e mbajë doit premtimin e ripërsëritur të fushatës për të mos lejuar ndërtimet në qendër të kryeqytetit.
Ai kërcënohet në rradhë të parë nga një kryeministër të cilit nuk i thotë dot jo në dëshirën marramendëse për të lënë gjurmë në Tiranë, dëshirë që mund të rrezultojë shumë më shkatërrimtare se të gjitha interest klienteliste të mbledhura sëbashku.
Ai kërcënohet gjithashtu nga plane të tilla si ai i sheshit Nënë Tereza, të cilat iu paraqitën publikut menjëherë sapo përfundoi fushata duke u shënuar si mashtrimi i parë post electoral.
Ai kërcënohet edhe nga financuesit e fushatës së tij në Tiranë të cilët do të nxitojnë të kërkojnë haracin e parave të ?dhuruara?. Dhe nëse dhe Rama edhe Veliaj, sot ende të fortë me legjitimitetin e votës popullore, mund të arrijnë ti frenojnë orekset e tyre, nesër nuk do të jetë kështu. Kur pushteti tu tkurret nga koha dhe abuzimi, ata do të jenë më të prirur për kompromise me bizneset e mëdha dhe pronarët e mediave që janë në fakt shkatërruesit e vërtetë të Tiranës.
Dhe cmimin sërish riskon ta paguajë kryeqyteti.
Pikërisht për këtë, pamvarësisht se sot kemi marrë vërtet një lajm të mirë, është ende shumë shpejt për të thirrur fitore. Më cinikët mund ta shohin anullimin e planit Basha si një tentativë për ndërrim klientelash. Më optimistët mund të gëzohen. Kurse ata që duan vërtet të ruajnë Tiranën nga shkatërrimi duhet ta shohin këtë vetëm si fazë kalimtare të një beteje. Sepse vërtet ajo shpëtoi sot nga Lulëzimi, por ajo nuk ka shpëruar akoma nga TiRamizimi. (Lapsi.al)
Nga Mero BazeBotuesi i gazetës 55 Fahri Balliu, është vënë n...
Nga Mero BazeHera e dytë nuk është nesër, as pasnesër ndosht...
Nga Mitro CELA Pak vetë e dinë biografinë politike të Filipi...
Që në minutën e 29 të ndeshjes FK “Kukësi”- “Legia” e Varsha...
Pak vetë e dinë biografinë politike të Filipit Çakulit. Dy h...
Nga Kastriot MYFTARAJ Sipas audiopërgjimeve të publikuara në...
Marreveshja e qeverise shqiptare me Agjentet e Kurores eshte...
“Cfare do t’i paraqes sot Presidentit te Republikes zotit Bu...
Bitania e Madhe duhet të mbetet në BE. Vetëm kështu ajo ende...
Nga Patrik SADIKAJ Ka një debat në PD dhe rreth saj pas zgje...
Nga Kastriot MYFTARAJ Në vitin 1955, Cyril Northcote Parkins...
Nga Artan FUGA Aq cope – cope eshte financimi i universitete...
Nga Mitro CELAGoja, piktori i famshëm spanjoll, pasi përfund...
Nga Mentor KIKIA Zgjedhjet vendore përfunduan, por bisedimet...
Nga Altin GOXHAJ Nje nder themeluesit e skemes Soros Remzi L...
Nga Mitro CELAFilm erotik amerikan, nga ata që ta bëjne mish...
Nga Sokol SHAMETIQeveria socialiste në pushtet arriti më në ...
Nga Anila DODAJ Parlamenti është angazhuar posaçërisht t’i v...
Nga Dritan HILAAsnjë arsye evidente nuk kishte Edi Rama të m...
*Nga Andi BUSHATI...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...