web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmet ajrore ne Siri shkaterrojne dy ura strategjike per Shtetin Islamik

31 Korrik 2015, 15:06, Kosova & Bota CNA

Grupi monitorues thotë se koalicioni i sulmeve ajrore i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka shkatërruar dy ura kyçe, të cilat militantët e Shtetit Islamik, i përdornin në qytetin sirian të Albu Kamal-it, i cili ndodhet afër kufirit irakian.

?Këto ura kanë rëndësi strategjike për lëvizjet e Shtetit Islamik përmes Albu Kamal-it dhe Irakut?, tha Rami Abdel Rahman, drejtor i Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Pentagoni ka konfirmuar sulmet ajrore në këtë zonë dhe një zyrar i lartë amerikan ka thënë se sulmet ajrore ?do të kenë ndikim të thellë?, në aftësitë e IS-it, për të ndërmarrë operacione në provincën fqnije të Irakut në Anbar.

Koalicioni ka thënë sot se 17 sulme ajrore janë kryer afër Deir ez-Zor, duke goditur zonat e kontrolluara nga militantët e Shtetit Islamik, duke shkatërruar ura, pikëkontrolle dhe zona të logjistikës dhe trajnimit.





Lajmet e fundit nga