Moti për ditën e sotme/ Ja sa gradë do të shënojë termometri
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ish-ministri i Kulturës dhe një nga eksponentët kryesor të Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj në një intervistë për gazetën ?SOT? ka deklaruar se PD gjatë dy viteve nën drejtimin e Lulzim Bashës nuk është ndarë nga rrugaçët që merrnin dhe shisnin tendera gjatë qeverisës ?Berisha?. Duke analizuar humbjen e PD në zgjedhjet e 21 Qershorit, Ferdinand Xhaferaj ka nxjerrë në pah disa probleme me funksionimin e PD. Ai thotë se, pas zgjedhjeve lokale, drejtuesit e Partisë Demokratike nuk duhet të fokusohen vetëm në çështjen e blerjes dhe presonit mbi votuesit. Gjithashtu, sipas Xhaferaj, lidershipi i Partisë Demokratike nuk i ka adresuar çështjet në mënyrën e duhur. Ish-ministri i Kulturës pohon se Partia Demokratike gaboi me qasjen e saj ndaj reformës territoriale dhe reformës në drejtësi. Sa i takon drejtimit të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha, Xhaferaj shprehet se Bashës i duhet të mbushë një vakum të madh që ka lënë pas Sali Berisha.
-Si e lexoni ju rezultatin që ka marrë Partia Demokratike në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit? Unë do të thoja se një vështrim realist dhe i paanshëm, tek 21 Qershori na informon se zgjedhje kishte vetëm në Tiranë dhe ndoshta edhe diku tjetër, ndërsa në zona të konsiderueshme të gjeografisë së Shqipërisë kishim thjesht votime. Ata që duan të masin rezultatin e PD-së në raport me zgjedhjet e mëparshme mund t’i referohen zgjedhjeve në Tiranë. Pra, nëse do të donim të bënim një koment përgjithësues duhet pranuar se Partia Demokratike i humbi zgjedhjet, ndërsa qeveria i masakroi standardet. Këto zgjedhje do të mbeten në memorie si zgjedhjet që përfshinë në raportin e ODHIR-it problematikën e blerjes dhe presionit për vota.
-Sipas jush, si po e menaxhon humbjen Lulizm Basha. Fillimisht ai tha se i kishin fituar zgjedhjet, më pas pranoi humbjen, por deklaroi se PD po ringrihej, ndërsa në fund e shpalli procesin të manipuluar? Këto zgjedhje ishin eksperienca e parë elektorale e Lulzim Bashës në drejtimin e PD-së. Qëndrimet e Lulzim Bashës shkojnë në koherencë me problemet që kanë evidentuar këto zgjedhje/votime. Kjo do të thotë se atje ku kishim zgjedhje PD-ja dukshëm ka përmirësuar rezultatin dhe atje ku ka pasur votime Partia Demokratike dukshëm ka humbur.
-Në një opinion tuajin të shkruar për mediat, ju keni deklaruar se Partia Demokratike nuk është objektive në qëndrimet e saj. Sipas jush, si duhet të veprojnë drejtuesit e PD? Për të qenë të saktë unë nuk jam shprehur se Partia Demokratike nuk është objektive. Qartë jam shprehur se mekanizmi i blerjes së votave dhe presionit mbi votuesit nuk duhet të jetë e vetmja melodi politike që duhet të luaj Partia Demokratike. Pra, ne si PD kemi shume gjëra që nuk i kemi bërë si duhet këto dy vite.
-Cilat janë çështjet që nuk i ka zgjidhur si duhet Partia Demokratike? Mund të fillohet që nga tolerimi dhe arkivimi i problemeve të blerjes së votave në zgjedhjet e pjesshme në Korçë. Kjo na solli problemin e blerjes së votës në të gjithë gjeografinë e Shqipërisë. Më tej, kemi qëndrimet e dyzuara për reformën territoriale, apo edhe së fundi pjesëmarrja si të kapur për dore në reformën në drejtësi. Këto janë çështje që Partia Demokratike duhet t’i trajtonte me tjetër cilësi. Si reforma territoriale dhe reforma në drejtësi janë tejet të rëndësishme dhe nuk i shkon kostumit të Partisë Demokratike të paraqitet vetëm me modelin e marrjes apo mosmarrjes pjesë. I bashkohesh apo nuk i bashkohesh qeverisë në këto reforma varet kryekëput nga hapësira që të krijon qeveria, por se kush është oferta dhe këndvështrimi i Partisë Demokratike për këto reforma varet kryekëput nga Partia Demokratike. Gjithashtu, duhet theksuar se në këto dy vite PD-ja nuk arriti të ndahej nga rrugaçet me kollare që gjate qeverisjes së PD vetëm sa ndanë tenderat dhe vranë karrierat politike të atyre që thjesht nuk pranuan të bëheshin palë për të grabitur.
-Si po drejton z. Basha Partinë Demokratike? Basha është një drejtues i ri që ka dëshmuar se ka fituar një garë të drejtpërdrejtë me kryeministrin e sotëm sikurse ka pasur një perceptim pozitiv dhe rezultate të matshme kur ka përforcuar si Ministër i Jashtëm apo i Brendshëm. Mbas zgjedhjeve të 2013 ka qenë në një pozicion jo komod sepse i duhet të mbushë një vakum, jo të vogël që la pas largimi i liderit historik të partisë. Ai po përpiqet të kultivojë në politikën shqiptare një filozofi të dominuar nga moderacioni.
-A keni një koment për qëndrimet kritike të deputetes Jozefina Topalli në adresë të kryetarit Basha? Znj. Topalli është një personalitet i respektuar në Partinë Demokratike. Ajo natyrshëm ndjen përgjegjësinë dhe jep kontributin e saj për ta ngritur PD-në në nivelin që e kërkon arroganca e kësaj qeverie.
-A duhet rithemeluar Partia Demokratike pas dy humbjeve radhazi, konkretisht në zgjedhjet e parlamentare të 2013 dhe zgjedhjet lokale të 2015? Kjo është alternativa që dashuron Edi Rama.
-Si e komentoni ju tezën për një koalicion të mundshëm PS-PD? Prej disa ditësh ka nisur një debat për një aleancë të mundshme mes PD dhe PS…. Nuk e kuptoj se pse artikulohet aktualisht kjo tezë. Zakonisht opsionet e koalicioneve bëhen pjesë e debatit mbas zgjedhjeve politike apo krizave politike. Janë zgjedhësit ata që diktojnë me sjelljen e tyre vendimmarrjet e drejtuesve politikë. Ndoshta ata që e paraqesin këtë opsion parashohin së shpejti ndonjë krizë politike.
Lëvizja Socialiste për Integrim kundërshton kapitullin 12 të...
Pedagogu Mark Marku është shprehur shumë kritik për projektl...
Nga Artan FUGA 1. Kujtoni ju se projektligjin per arsimin e ...
Edhe pse në verë të gjithë i drejtohen bregdetit, libri ka g...
Për 70 vjet, aeroplanët e Luftës së Dytë Botërore kanë qenë ...
Nga Artan FUGA1. Perse deputetet e saj ne komisione dhe ne s...
Flurim Zenuni është shqiptari i radhës i vrarë në Siri, ndër...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar per situaten ekonom...
Gazeta Express në Prishtinë ka shprehur pakënaqësinë e shumë...
Hedhja e shortit për përcaktimin e gjyqtareve në gjykatat sh...
Nard Ndoka është një nga personazhet që shkakton më shumë ba...
*Nga Flamur GjymishkaNe nje interviste ne news24 David Smith...
Servet Pëllumbi thotë se shumë socialistë sot janë të pakëna...
Pas zyrtarizimit të kryetarëve dhe anëtarëve të Këshillit Ba...
Mekanizmi për Parandalimin e Torturës pranë Avokatit të Popu...
Inspektimet e kryera nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë mbi s...
Elvi FUNDONdoshta s’e meriton t’i përgjigjesh aspak lojës të...
Një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me të dy të pl...
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg paraditen e sotme një nga ...
Pasagjerët në transportin publik në kryeqytet nuk duhet të k...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...