web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri në ‘Don Bosko’, plagoset një grua

17 Korrik 2015, 09:25, Aktualitet CNA

Të shtëna me arme zjarri janë shënuar në Tiranë pak minuta më parë, ku për pasojë plagë ka marrë një 29 vjeçare. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Nga të dhënat e para mësohet se dy persona kanë qëlluar me armë, duke plagosur një 29-vjeçare. Plagë ka marrë Rezarta Lakrori, e cila tashmë është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se dy autorët e krimit janë larguar. Ka dyshime se 29-vjeçarja nuk ishte objektiv i të shtënave. Policia është vënë në ndjekje të autorëve, të cilët kanë qëlluar shtatë herë.

 

 





Lajmet e fundit nga