Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Në fillim ishte një bombë në stacionin e Saint-Michel në metronë e Parisit, që shkaktoi tetë të vdekur dhe 150 të plagosur. Ishte 25 korriku i vitit 1995 dhe sulmet e marrë përsipër nga grupi islamik algjerian i dhanë jetë, ekzaktësisht 20 vjet më parë, një përshkallëzimi gjaku dhe terrori me vulën e xhihadistëve, kundër Europës.
Al Kaeda nisi t?i tregojë muskujt në mënyrë të dukshme në 11 mars 2004, me bombat në stacionin e Atochas në Madrid (191 viktima). Një vit më vonë ishte radha e Londrës, me 52 londinezë që gjetën vdekjen pas atentateve në metronë e Londrës dhe në autobusë. Që nga ai moment, ka qenë një përpjekje e vazhdueshme, nga njëra anë për atentate, dhe nga ana tjetër për t?i parandaluar.
Al Kaeda në fillim, ashtu si sot ISIS, në rrugën Paris-Sousse. Ndryshojnë siglat e galaksisë xhihadiste, por jo aksionet dhe shënjestrat. Duke filluar nga Saint Michel, për të mbërritur tek vendpushimet e Riu Imperial dhe Port El Kantaoui, terrorizmi islamik është bërë protagonist i 756 atentateve, duke shkaktuar 922 të vdekur.
Disa prej tyre janë aksione kaq brutalë, saqë vështirë se do të harrohen ndonjëherë, si përshembull kasaphana në redaksinë e revistës Charlie Hebdo, atentati në brendësi të muzeut Bardo të Tunizit, apo bomba në kafenenë Argana në Marrakesh, si dhe në tregun Khan Al Khalili në Kairo. Të tjerë janë aksione të kryer nga ?ujq të vetmuar?, të rekrutuar nga kalifi Al Baghdadi përmes instrumentit të përfshirjes mediatike. Aksione ndoshta më pak spektakolarë, por njësoj të tmerrshëm në realizim.
Si për shembull ai i ushtarit të rikthyer nga Afganistani, Lee Rigby, i vrarë në Londër me goditje thike nga dy ekstremistë në maj të vitit 2013, apo një episod i ish ushtarit franko-algjerian Mehdi Nemmouche, i cili në 24 maj të vitit 2014 vrau katër persona në muzeun hebre të Brukselit. Franca dhe interesat franceze vihen vazhdimisht në shënjestër me një rregullsi tronditëse.
Të bën të reflektosh për shembull, në lidhje me atë që ndodhi në hapësirën e 48 orëve mes 20 dhe 22 dhjetorit të kaluar. E gjitha nisi me një të ri nga Burundi, i cili sulmoi disa policë në komisariatin e Loira, duke plagosur në fytyrë me thikë një polic, përpara se të vritej. Në të njëjtën ditë në Digione, një 40-vjeçar, me një makinë Renault Clio u lëshua kundër një grupi personash, edhe ai duke thirrur Allah Akhbar, dhe duke plagosur 11 prej tyre.
Eshtë sërish një ekstremist autodidakt që në 22 dhjetor u lëshua me një furgon kundër turmës në Nantes, duke vrarë një kalimtar dhe plagosur 12 të tjerë. Më pas, mori një thikë dhe u vetëvra me nëntë goditje. Disa flisnin për ?prova gjenerale? në pritje të të ngjarjes së 7 janarit në Rue Nicolas Appert, edhe pse agjentët e fshehtë transalpinë e prisnin diçka ?të rëndë? në magazinat e Lafayette.
?Marshimi i muxhahedinëve do të vazhdojë deri kur të mbërrijmë në Romë. Sulmoni kudo, dhe në mënyrë të shpërndarë, pa ofruar pika referimi dhe nëse nuk arrini të gjeni një plumb apo një bombë, përdorni thikat, apo makinat tuaja dhe shtypini?, bënte thirrje pak kohë më parë Al Baghdadi. Kërcënime që lënë pa gjumë forcat e sigurisë, që në rrethana të ndryshme ia kanë dalë, për fat, të parandalojnë krime të tmerrshëm. Në Marok, Mohamed Yassine Mansouri, kreu i shërbimit të fshehtë, këshilltar i John Kerryt për luftën kundër terrorizmit në Maghreb, në tetor të vitit që kaloi arrestoi një celulë që, me mbështetje në Itali, po projektonte atentate në Milano dhe në bazilikën e Padovës, si dhe në Bolonjë.
007-at kanë zbuluar plane sulmesh në Paris (Disneyland), Strasburg (parlamentin europian), në aeroportin e Lutonit, në stadiumin londinez të Arsenalit, në xhaminë e madhe të Kordobës. Në këtë rastin e fundit, ISIS ka kërkuar sulmin ndaj kultit të Islamit, pasi në vitin 1236, ishte konvertuar në një katedrale të krishterë.
Il Giornale-Bota.al
Autoritetitet britanike kanë zbuluar planin terrorist të ISI...
Një avion i linjës ajrore Kuwait Airlines, ka bërë një ulje ...
Një turistë aziatik ka marrë një mësim të mirë në Britani. A...
Gjykata Supreme në SHBA ka vendosur që shtetet nuk mund t’i ...
Një atentat kamikaz në një xhami shi’ite bëri që të humbin j...
Të paktën 19 persona kanë humbur jetën në një sulm terrorist...
Kryeministri grek, Aleksis Cipras konfirmoi sot refuzimin e ...
Nisur prej spiunazhit të NSA-së kundër qeverisë franceze, mi...
Mjeshtri i shërbimit të jashtëm sekret rus, i shndërruar në ...
Xhamia e një shiiti në Kuvajt është sulmuar sot nga terroris...
Organizata terroriste ISIS ka kryer dy sulme të tjera terror...
Menjëherë pas sulmit të ndodhur ditën e sotme në Francë, Pre...
Një sulm me armë ka ndodhur në një fabrikë në Francë, ku kan...
Takimi i pasdites së të enjtes i Eurogrupit është pezulluar ...
Një fluturim i linjës ajrore Ryanair ka bërë një ulje të det...
Ka përfunduar me një bilanc tragjik përleshja mes militantëv...
Ludmilla Savchuk dhe avokati i saj, Ivan Pavlov, thonë se ka...
Problemi 20-vjeçar mes Shkupit dhe Athinës rreth emrit kusht...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nuk ka arritur ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr shpë...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...