Greqia nis përgatitjet për luftë, vendos ushtrinë në kufirin me Shqipërinë
Pas acarimit të raporteve, paralajmërimeve, notave të protes...
Kryeministri Gruevski këmbëngul që Qeveria duhet të reflektojë vullnetin e popullit, të shprehur në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ai hedh poshtë çdo lloj qeverie kalimtare të cilën nuk do ta udhëhiqte kryeministri aktual. Sidoqoftë, informacionet jozyrtare thonë se vijat e kuqe të kompromisit për Gruevskin mund të jenë ruajtja e të drejtës që VMRO DPMNE-ja të nominojë kryeministrin dhe disa nga ministrat në Qeverinë e mundshme kalimtare.
LSDM-ja nga ana tjetër, nuk do të pranonte asnjë lloj përbërje qeverie që do të udhëhiqej nga Nikolla Gruevski, ose nëse marrin pjesë figura të inkriminuara nga përgjimet e publikuara deri tani. Zaev dje, edhe publikisht u shpreh i gatshëm për kompromis rreth propozuesit të kryeministrit të Qeverisë kalimtare, nëse Gruevski pranon të tërhiqet nga posti i tij.
Për opozitën, më e rëndësishme është garantimi ndërkombëtar i procesit të çkriminalizimit të institucioneve dhe hetimi i pavarur i përgjegjësve për përgjimin dhe indikacioneve të tjera që zbuluan bombat e deritanishme. Kjo, sipas opozitës do të mund të arrihej vetëm me shkarkimin e prokurorit aktual dhe emërimit të një prokurori të pavarur shtetëror.
LSDM-ja dhe opinioni në vend janë skeptik dhe të rezervuar lidhur me rolin e ndërmjetësuesit të këtyre bisedimeve, euro-komisarit Johanes Han, sidomos pas deklaratës së tij në Uashington, ku tha se OSBE/ODIHR-i i paska cilësuar si pozitive zgjedhjet e fundit në Maqedoni. Ai më vonë u sqarua në bisedë telefonike me liderin opozitar dhe përmes një komunikate gjatë ditës së djeshme.
Megjithatë, ish ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni Eruan Fuere dhe ish ambasadori i Maqedonisë në SHBA Nikolla Dimitrov, përmes një letre të përbashkët kritikojnë qasjen e deritanishme të komisarit Han, duke vlerësuar se ai ka humbur kontakt me realitetin. Fuere dhe Dimitrov përkujtojnë se nuk është hera e parë që Johanes Han jep deklarata të tilla dhe më pas bëhet pishman, duke lënë pas vetes, dëmin e kryer. Një deklaratë të tillë kundërthënëse, Hani e kishte bërë edhe për lirinë e mediave në Serbi, që detyroi zyrën e tij të jepte sqarime shtesë, të kundërta me deklaratat e numrit 1 të Komisionit Evropian.
?Komisari, më shumë se të tjerët, duhet ta dijë se çështjet sikurse liria e mediave, financimi i partive politike dhe aftësia e tyre të udhëheqin fushatë pa presione, si dhe përdorimi i fondeve shtetërore nga partia në pushtet, janë gjithashtu pjesë e vlerësimit të standardeve demokratike. Që nga ardhja e kryeministrit Nikolla Gruevski në pushtet në vitin 2006, zgjedhjet në Maqedoni kanë qenë problematike. Shkeljet e njëjta janë përsëritur ose dhe më keq, janë rritur me kalimin e kohës?, thuhet në letrën e Dimitrovit dhe Fueres.
Bisedimet do të zhvillohen nesër në Bruksel në formatin 1+1, liderët dhe nga një anëtar i secilës palë, si dhe me pjesëmarrjen e euro-komisarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johanes Han, në rolin e ndërmjetësuesit.
Pas acarimit të raporteve, paralajmërimeve, notave të protes...
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se koha për arr...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë s...
“Ne akoma vazhdojmë të mbesim peng i mosrealizimit të plotë ...
Udhëheqësit e G7-ës, grupit të vendeve më të industrializuar...
Nga muaji shtator pritet të fillojë procesi gjyqësor kundër ...
Për demokracinë e brendshme, sistemin politik dhe fushatat z...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u ka bërë thirrje...
Presidenti Obama ulet për një birrë me Kancelaren Angela Mer...
Partia islamo-konservatore e presidentit, Recep Tayyip Erdog...
Shqipëria po merr pjesë në Konferencën e Koordinimit të Turi...
Strategjia e re e Deutsche Bank parashikon një rrudhje të bi...
Në Turqi ka përfunduar procesi i numërimit të votave të zgje...
Një zyrtar britanik thotë se deri në 500 mijë vetë pritet të...
Partia qeverisëse AK në Turqi duket se do të humbasë mazhor...
Në takimin me ministrin e Jashtëm të Francës, Thaçi do të di...
Në këto zgjedhje garuan 20 parti politike, ku mes tyre janë ...
Turqit zgjedhin parlamentin e ri. Pas një fushate shumë të p...
Kryeministri grek, Aleksis Cipras dështoi të japë reforma al...
Ai ka vazhduar më tej se “Sipas informacioneve që kam marrë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...