web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Testimi i shikimit të syrit në smartphone

3 Qershor 2015, 09:15, Tech CNA

Zhvillohen aplikacionet për testime më efikase të shikimit të syrit. Shkencëtarët britanikë kanë zhvilluar një aplikacion për smartfonët, që në mënyrë efikase teston shikimin dhe shëndetin e syrit. Bëhet fjalë për aplikacionin “Peek” , të zhvilluar nga shkencëtarët e School of Hygiene &Tropical Medicine, të Universitetit në Strathclyde dhe Qendrës Kërkimore NHS në Glasgow. Aplikacioni është testuar në Kenia, ku 233 persona u janë nënshtruar testimit të shikimit, ndërsa pastaj e njëjta është bërë edhe me kontrollin tradicional me testet në spital. Rezultatet treguan se aplikacioni i kontrolli të shikimit, ishte më efikas për zbulimin e anomalive, se sa nga metodat standarde për testim mjekësore. Aplikacioni i lartpërmendur me sukses zbulon kataraktin përmes skanimit me kamerë telefoni, problemet e shikimit afër dhe larg, përmes testit të shenjave, dhe përfshin edhe testin e nervave të syrit duke përdorur dritën ?flesh? të kamerës së telefonit. “Miliona njerëz në mbarë botën nuk bëjnë kontrolle të rregullta të shikimit, dhe një nga arsyet kryesore janë kostot e testimit. Ky aplikacion mundëson test të shpejtë dhe të shikimit në mbarë botën”, tha menaxheri i projektit Andrew Bastawrous. Raporti i detajuar nga hulumtimi është botuar në revistën shkencore “JAMA Ophthalmology“.





09:15 Tech

LG G4 apo Galaxy S6

Telefonat më të ri të nxjerrë në treg LG G4 dhe Samsung Gala...

Lajmet e fundit nga