web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mazhoranca tërhiqet pas presionit të SHBA-BE, futet ligji i dekriminalizimit para zgjedhjeve

30 Maj 2015, 08:33, Aktualitet CNA

Nuk ka kthim mbrapa me procesin e dekriminalizimit të politikës dhe shtetit shqiptar. Pas presionit në rrije të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, mazhoranca qeverisëse, ka futur në kalendarin e punimeve të Parlamentit Shqiptar paketën ligjore për dekriminalizimin. Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, procesi i dekriminalizimit do të nisë me qeverisjen vendore, për t?u zgjeruar më tej, në qeverisjen qendrore dhe të gjitha institucionet e shtetit shqiptar, duke nisur nga Parlamenti. Disa ditë pasi Uashingtoni paralajmëroi se do të bllokojë vizat dhe nuk do të lejojë të shkelë në tokën amerikane asnjë politikan dhe zyrtar të korruptuar shqiptar, shumica në pushtet ka hedhur një hap konkret, për çështjen e dekriminalizimit, duke futur në axhendën e Kuvendit paketën ligjore të propozuar nga mazhoranca.

Përmbajtja e draftit

Por çfarë parashikon drafti i dekriminalizimit? Drafti, i cili pritet të miratohet nga Parlamenti në ditët në vijim, parashikon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në një bashki të caktuar, kur fitues ka dalë kandidati me të shkuar kriminale. Edhe nëse kandidati ka mashtruar me dëshminë e penalitetit, ndaj tij do të nisin verifikimet dhe hetimet në çdo kohë, dhe nëse rezulton i dënuar apo në kërkim ndërkombëtar, do të humbë menjëherë mandatin. ?Kur kushtet e moskandidimit verifikohen pas shtypjes së fletëve të votimit dhe para shpalljes së rezultateve, KQZ shpall pavlefshmërinë e zgjedhjeve në zonën  zgjedhore përkatëse kur verifikohen kushtet për moskandidim dhe moszgjedhje të personit që ka të drejtën e mandatit të kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore mbi bazën e votave të marra?, thuhet në propozimin e paraqitur në Kuvend nga deputeti Taulant Balla.

Një tjetër parashikim i paketës së socialistëve është se KQZ përjashton nga përllogaritja e mandateve kandidatin e propozuar nga zgjedhësit për këshilltar në këshillin e njësisë së qeverisjes vendore përkatëse dhe përllogarit mandatet duke përjashtuar votat e marra prej tij, në rastet se është i inkriminuar dhe fitues shpallet kandidati pasardhës.

Sipas propozimeve të mazhorancës, kur verifikohet se kandidatët kanë mashtruar me të shkuarën e tyre, mandati ndërpritet dhe shpallet i pavlefshëm nga KQZ. ?Shpall pavlefshmërinë e mandatit kur kushtet e moskandidimit dhe moszgjedhshmërisë verifikohen pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve në përputhje me këtë Kod dhe para fillimit të ushtrimit të mandatit nga personi i shpallur i zgjedhur në kundërshtim me këtë nen, si dhe shpall mandatin në përputhje më këtë Kod; Shpall pavlefshmërinë e mandatit dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit kur kushtet e moskandidimit dhe moszgjedhshmërisë verifikohen pas fillimit të ushtrimit të mandatit nga personi përkatës, si dhe shpall mandatin në përputhje me këtë Kod?, thuhet në paketën e socialistëve.

Penalizimi për të dënuarit

Në kuadër të procesit të dekriminalizmit, deputetët socialistë kanë vendosur rregulla të ashpra për kandidatët me të shkuar kriminale. Ata persona që kanë kryer krime të rënda, ndalohen të kandidojnë apo zgjidhen për 20 vjet nga momenti i kryerjes së dënimit me burg. Ata persona që janë dënuar mbi 2 vjet burgim nuk kanë të drejtë të kandidojnë deri në 10 vjet, ndërsa për ata që janë dënuar më pak se 6 muaj, e drejta për të mos kandiduar zgjat nga momenti i kryerjes së dënimit deri në rehabilitim.





Lajmet e fundit nga