Hadid në amfAR
Edhe pse do të duhej të dukej mjaft serioze me atë komplet ...
Që nga aspekti seksual i lidhjes, deri te karriera, problemet me miqtë dhe mospëlqimi i prindërve, zbuloni se çfarë po ndodh në mendjen e një partneri që po largohet prej jush.
Shkaqet për të cilat secila gjini mund të kërkojë ndarjen janë shpesh të ndryshme. Si femrat, ashtu edhe meshkujt kanë arsyet e tyre për të vendosur se cili është fundi i një marrëdhënieje. Nëse kohët e fundit keni dëgjuar shprehjen ?Ky është fundi, por faji është i imi? dhe ende nuk e keni kuptuar se çfarë ndodhi ja se cilat mund të jenë shkaqet misterioze të ndarjes suaj nga një i dashur.
Fakti numër një që duhet të dini është se një djalë mund t?i kërkojë ndarjen një vajze edhe pse mund ta pëlqejë, e gjitha kjo prej disa llogarive që atij i kanë dalë ndryshe në ekuacionin e lidhjes suaj.
Shtatë arsyet përse një mashkull mund të ndahet me ju
Ana seksuale e lidhjes nuk po e kënaq. Ndonjëherë është një ndjesi e përbashkët. Dy njerëz shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, qeshin, bisedojnë dhe bëjnë të gjitha gjërat si një çift normal, por situata ndryshon në dhomën e gjumit. Kur kjo gjë kuptohet nga të dyja palët ata mund të vendosin të qëndrojnë miq edhe pas ndarjes. Problemi fillon kur vetëm njëri partner e ndien se ka diçka që nuk shkon. Për shumë meshkuj është e thjeshtë të ndahen dhe të largohen në vend që të qëndrojnë për të përmirësuar punët në dhomën e gjumit.
Ai po kërkon lidhje të tjera. Le të supozojmë se seksi nuk po ju pengon si në rastin më sipër. Por ndoshta i dashuri juaj mendon se ai mund të jetë më i mirë se aq, se mund të bëjë gjëra të ndryshme me këdo tjetër. Për çudi, meshkujt janë gjithnjë në kërkim të sa më shumë partnereve seksuale që të jetë e mundur, edhe kur janë me dikë që e pëlqejnë.
Ai mendon se po kërkon të tjera. Një gjysmë ndarje mund të ndodhë edhe kur krijohet një lloj largimi. Njëlloj si përhumbja shpirtërore, kjo është një përhumbje seksuale, ku partneri juaj mund të jetë duke kërkuar më shumë hapësirë për të qenë i lirë të dalë me të tjera. Duke menduar se do të bënte për vete çdo femër nëse nuk do ishte i lidhur me ju, ai do t?ju kërkojë ndarjen për këtë arsye. Mos u shqetësoni, në këtë rast është një çështje vetëvlerësimi për të cilën nuk mund të bëni asgjë.
Shokët e tij nuk ju pëlqejnë. Disa meshkuj janë të dobët kur gjenden përballë presionit shoqëror dhe mund të lënë një vajzë vetëm për këtë arsye. Qofshin të vërteta ose jo shkaqet e nxjerra si fakte nga miqtë, një mashkull që nuk është me këmbë në tokë, mund të vendosë ndarjen.
Nëna e tij nuk ju pëlqen. Nëse shokët e tij do t?i bëjnë presion spontan për të shpëtuar prej jush, nëna e tij do të jetë edhe më e ashpër dhe më këmbëngulëse. Keni bërë ndonjë gjë për të shkelur në kallo ?vjehrrën? apo është thjesht një problem frojdian, këtë nuk mund ta kuptoni dhe zgjidhni.
Fajin e ka shefi. Disa meshkuj janë shumë të orientuar për nga karriera. Nëse i dashuri juaj merr një ofertë për punë në një vend tjetër ku mund të fitojë mirë, ai do të bëjë një zgjedhje të ndershme: punën.
Çdo marrëdhënie kërkon sakrificë dhe për disa meshkuj kjo do të thotë të sakrifikojnë lidhjen e tyre në vend të një vendi pune joshës. Teksa ai punon për të rritur financat e tij, mos u shqetësoni, do të jeni më mirëpa të.
Ai nuk mund të përballojë largësinë. Kjo është ndarja më e trishtuar që një mashkull mund të kërkojë. Nëse jeni në një lidhje në distancë dhe gjërat po vështirësohen prej shpenzimeve që atij i duhet të bëjë për t?ju takuar shpesh, atëherë dijeni se po afron fundi.
Kjo lloj ndarjeje, megjithatë mund të mos jetë përfundimtare. Ka raste kur do ta shihni djalin në ndonjë aeroport duke bërë skenat romantike të protagonistëve të filmave romantikë.
Pavarësisht shkaqeve që mund t?ju nxjerrë partneri për këto ndarje të çuditshme, kini besim te vetja se gjëra më të mira do t?ju ndodhin dhe se kush ikën ju jep mundësinë për diçka më pozitive.
Arsye të tjera joserioze përse meshkujt mund të kërkojnë ndarjen
Zënkat? që mungojnë. Mund t?ju duket qesharake, por ka nga ata që mund të vendosin ndarjen për shkak se e perceptojnë zënkën si një domosdoshmëri të një lidhjeje të shëndetshme.
Mungesa e interesave të përbashkëta në fusha si arti, muzika apo të tjera mund të sjellë ndarjen e një çifti që i ka këto parësore. Nëse është një arsye serioze ose jo, kjo mbetet për t?u diskutuar.
?Gjërat po bëhen shumë serioze?, është shprehja që do të dëgjoni kur dikush po ndahet me ju në rastin kur mendon se po ecni shumë shpejt drejt diçkaje më serioze si fejesa ose martesa.
Nëse ai ka nevojë për kohë veçmas, dijeni se po kërkon ndarjen prej së largu. Kur gjërat shkojnë mirë në një lidhje, askush nuk ka nevojë për kohë më vete, por nëse lidhja ka filluar të marrë të tatëpjetën, atëherë mos e ndaloni fundin.
Edhe pse do të duhej të dukej mjaft serioze me atë komplet ...
Para pak ditësh këngëtarja Elvana Gjata publikoi një foto në...
Edhe pse 18 vjecare ajo po preferohet padyshim për shkak të...
Është fat i keq të bëni një punë që nuk e keni qejf, por më...
“Zogu” na ka treguar një anë arrogante të saj që në orët e p...
Si një princeshë e vërtetë u shfaq para pak orësh bukuroshj...
Olta Gixhari ka vendosur ti përshëndes ndjekësit e saj në In...
Beyonce është cilësuar me të drejtë si mbretëresha e popit, ...
Episodi i 22 –të i amfAR Gala në Francë ftoi në tapetin e k...
Coca-Cola është një pije që cilësohet si shumë e dëmshme pë...
Cara Delevingne ka realizuar një fotoshooting të ri. E veshu...
Format trupore Jennifer Lopez duken seksi edhe në përditshm...
Djali që nuk provon dhe nuk dëshiron të të ndryshojë. Ai me...
Pra, si reagon trupi juaj kur lini duhanin? Disa efekte të...
Tyra Banks ishte e ftuara e nderit në një event bamirësie n...
Edhe pse 30 vjece trupi i saj është mëse i tonifikuar dhe e...
Mungesa e seksit në martesë duket se është një episod që pë...
Me një fustan mjaft elegant të zi me dekorime të hapura u p...
Shumë emocione, surpriza dhe spektakël ofron seria e rradhë...
Nëse doni ta dini a është i lumtur personi juaj i dashur, a...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...