web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thaçi: Rrënjët e shtetësisë së Kosovës, të vjetra sa lidhja jonë me Vatikanin

29 Prill 2015, 17:44, Aktualitet CNA

Presidenti i Guvernatoriatit të Vatikanit, Giuseppe Bertello, që aktualisht shërben edhe si President i Komisionit Papnor të Vatikanit, ishte mikpritesi i radhës i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi.

Nga Vatikani, njoftimi i dërguar i MPJ-së kosovare thekson sezëvendëskryeministri Thaçi dhe presidenti i  Guvernatoriatit të Vatikanit, Giuseppe Bertello, biseduan për nevojën e komunitetit katolik në Kosovë, që të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me Selinë e Shenjtë dhe të fuqizojë rolin e vet që ka në dialogun ndërfetar. ?Kemi nevojë që edhe Vatikani të përfaqësohet në Kosovë. Kosova, si shtet i ri, dëshiron të promovojë vlera evropiane, që themelin e kanë në Romë dhe Vatikan, sepse edhe rrënjët e shtetësisë së Kosovës janë të thella dhe të vjetra sa është edhe lidhja jonë me Vatikanin?, ka thënë Thaçi, duke shtuar se Kosova është shembull i bashkëpunimit në mes feve dhe dialogut në mes tyre.

Ai i ka thënë Presidentit të  Guvernatoriatittë Vatikanit, se Kosova ka një komunitet katolik me rëndësi historike për Kosovën, prandaj edhe është shumë e nevojshme që sa më parë të kemi lëvizje drejt vënies së marrëdhënieve mes nesh. Në mbështetje të bashkëjetesës fetare që ekziston me shekuj në Kosovë, zëvendëskryeministri Thaçi krerët e Selisë së Shenjtë të Vatikanit i ka ftuar që ta vizitojnë Kosovën.





Lajmet e fundit nga