Nisma #Thurje përgjigje Erjon Braçes
Nga Nisma #ThurjeE lexuam shkrimin tend me te cilin e demask...
Gjendja e medias në botë u keqësua ndjeshëm gjatë vitit 2014, duke arritur pikën më të ulët në 10 vjetët e fundit, thuhet në raportin më të fundit mbi lirinë e shtypit, të publikuar sot nga organizata Freedom House.
Elen Aghekyan, analiste në këtë organizatë, thotë se përsa i përket Ballkanit perëndimor, ky rajon ka shënuar gjithashtu rënie në shumë aspekte të lirisë së shtypit.
Në një intervistë me Zërin e Amerikës, zonja Aghekyan tha se shkaqet duhen kërkuar te disa faktorë, siç është përdorimi i gjërë i ligjeve për shpifjen dhe fyerjen nga zyrtarë qeveritarë apo nga figura të tjera publike kundër gazetarëve.
Zakonisht, thotë ekspertja, në këto vende, radiotelevizionet publike kanë një prirje proqeveritare dhe kjo u jep koalicioneve në fuqi një avantazh, sidomos gjatë periudhave zgjedhore. Në këto vende vërehen mjaft trysni editoriale nga pronarët e mediave. Ka gjithashtu dhunë, fizike ose verbale, kundër gazetarëve dhe zërave të pavarur, gjë që çon në vetëcensurë. Sipas saj, pronësia mbi mediat në të gjitha këto vende është mjaft e errët dhe e panjohur për publikun, gjë që çon në konflikte të shumta me interesat e ndryshme politike dhe komerciale.
Për Shqipërinë, zonja Aghekyan vëren disa probleme:
“Shumë nga ligjet në Shqipëri përputhen me standardet e mira evropiane, por zakonisht ajo që mungon është zbatimi. Mungojnë aftësitë strukturore për zbatimin e ligjeve të tilla, si ai për lirinë e informimit. Problemi i vërtetë është te sistemi juridik, i cili nuk është i fortë sa duhet. Bizneset e mëdha kontrollojnë tregun e medias, i cili është shumë i vogël. Shumë nga institucionet e medias janë ende mjaft të reja dhe pa aftësi të forta pavarësie.”
Zonja Aghakyan thotë se përqendrimi i mediave në duart e biznesit në Shqipëri është është një problem mjaft i madh. Për të zgjidhur këtë duhen ligje të forta dhe me masa të forta zbatuese, kundër përqendrimit.
“Kërkohen gjithashtu ligje transparence që publiku të dijë se kush është pronari i këtij apo atij mediumi, apo kush ka aksione në një kompani që është pronare e një mjeti të caktuar informimi. Janë të paktë vendet që kanë patur sukses në këtë aspekt, por kjo është diçka absolutisht e rëndësishme.”
Zonja Aghakyan thotë se Kosova ka patur pothuajse të njëjtat probleme gjatë vitit të kaluar, pra jo shumë lëvizje përsa i përket klasifikimit të saj. Gjatë këtij viti ajo ka qëndruar në të njëjtat parametra. Kosova, thotë ekspertja, ka probleme që lidhen me mangësitë e sistemit juridik:
“Shikojmë gjithashtu mungesën e një shoqërie të fortë civile, që është me rëndësi kyçe për mbështetjen e lirisë së shtypit.”
Sipas saj, Kosova, si shtet i ri, duket se është në rrugë të mbarë, por i duhet dhënë kohë për t?i zhvilluar këto gjëra.
Nga Nisma #ThurjeE lexuam shkrimin tend me te cilin e demask...
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion...
Drejtori i Policisë se Shtetit, Haki Çako, i shoqëruar nga D...
Sot në mbrëmje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako...
Aleksandar Vuçiç, në një emision për transmetuesin publik të...
Gjykata e Breshias ka lënë të lirë Elvis Elezin , shqiptari...
Bashkia e Tiranës ka reaguar menjëherë pas deklatasve të Zv....
Me një vendim të gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, të 8...
Ish-Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqin e ka quaj...
Gazetari Sokol Balla i cili rreth një javë më parë ishte pre...
Është larguar nga detyra e tij si Drejtor i Hetimit në Dogan...
Avokatët e deputetit Mark Frroku kanë depozituar ditën e sot...
Policia italiane ka arrestuar 17 persona,pasi ishin pjesë e ...
Immanuel Velikovski ishte një jo-shkencëtar që e mbante vete...
Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, mblodhi ditën e sotme Komit...
Gjykata e Strasburgut ka dëmshpërblyer Mihal Delijorgjin me ...
Papa Françesku priti sot sekretarin e përgjithshëm të OKB-së...
Avokati Ilir Malindi , i cili u arrestua pak ditë më parë se...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...