web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shenim/Shteti dhe ariu i uritur

25 Prill 2015, 11:23, Aktualitet CNA

Nga Erget Cenolli

Dëgjova zotin Saimir Tahiri, në Kukës që u zotua për marrjen e masave të rrepta, për të mos i lejuar njerëzit hallexhinj që të shkojnë në drejtim të GJermanisë, m?u kujtua një histori e vjetër rome:
Një familje rome mbante një ari, por për shkak të varfërisë ariu ishte katandisur kockë e lëkurë.
-Baba, I thotë njëri prej djemve, jepi ndonjë gjë për të ngrënë ariut të gjorë se, nuk po mbahet dot më këmbë nga uria.
-Po ti nuk e shijkon more bir, se ne nuk kemi për të ngrënë për vete e jo të ushqejmë ariun!
-Atëhere, kur nuk e ushqen dot, pse nuk ia heq hallkat e zinxhirit e ta lëshosh në pyll ta gjejë ushqimin vetë !?, I tha djali i revoltuar.

Si kjo puna e ariut të lidhur me zinxhirë po i ndodh edhe popullit shqiptar; pushtetarët le që nukhapin punë, nuk shtojnë pagat, nuk luftojnë korrupsionin që po i a merr popullit frymën, por kërkojnë ta mbajnë edhe të lidhur me zinxhirë kufitarë.





Lajmet e fundit nga