web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lufta kundër drogës, trajnohen 25 specialistë shqiptarë nga Agjencia Amerikane DEA

25 Prill 2015, 08:12, Aktualitet CNA

25 specialistë të strukturave të luftës kundër drogës në Policinë e Shtetit, nga data 20-24 prill 2015, morën pjesë në një kurs trajnimi me ekspertë Instruktorët e Agjencisë së Luftës Kundër Drogës  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (DEA).

Gjatë këtij kursi të organizuar dhe financuar nga Programi ICITAP, specialistët nga strukturat qendrore dhe vendore të luftës kundër drogës u trajnuan mbi element të rëndësishëm të punës gjurmuese-operative dhe hetimore kundër grupeve kriminale të drogës, si: Konfiskimi i aseteve kriminale, Operacionet në mbulim, Trajtimi i Informatorëve, Trajtimi i provave materiale, Teknikat e survejimit, Planifikimi operacional etj.

Gjatë ditës së djeshme, në përfundim të këtij kursi trajnimi, u zhvillua ceremonia e rastit, në të cilën ishin të pranishëm Drejtori i Programit ICITAP, Z. Steve Bennett,  Zv/Drejtori i Policisë për Krimin e Organizuar e Krimet e Rënda (i komanduar në detyrë) Z. Arben Dashi, Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Z. Bilbil Mema, këshilltarët e Programit ICITAP, si dhe ekspertët e DEA-s,  që gjatë gjithë kësaj jave zhvilluan kursin e trajnimit pranë Akademisë së Sigurisë.

Ndërkohë Drejtori i Programit ICITAP, Z. Bennett, duke përgëzuar specialistët e Policisë së Shtetit për përfundimin me sukses të kursit të trajnimit, theksoi se shpreson që njohuritë e fituara nga këto specialistë në këtë javë ti bëjnë më të suksesshëm nga ana profesionale dhe ti ndihmojnë në realizimin e detyrave.

Duke evidentuar nivelin e lartë të këtij trajnimi, Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Z. Mema, theksoi se është një nder që pranë kësaj Akademie zhvillohen kurse të këtij niveli, e në mënyrë të veçantë për hetimin e veprave penale që hyjnë në krimin e organizuar. Po ashtu Z. Mema shprehu falenderimet për ekspertët e DEA-s, që zhvilluan këtë trajnim, si dhe për Programin ICITAP, që e mundësoi këtë trajnim.

 





Lajmet e fundit nga