web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD zyrtarizon kandidaturën për Bashkinë Klos

12 Prill 2015, 09:15, Aktualitet CNA

Është shtuar numri i personave të përzgjedhur nga Partia Demokratike për zgjedhjet bashkiake të 21 qershorit. PD ka zyrtarizuar sot edhe kandidatin për Bashkinë e Klosit, Basir Çupa.  PD ka nisur prej ditësh zyrtarizimin e disa kandidaturave, por nuk e ka bërë ende zyrtare kandidaturën për njësinë më të madhe në vend, Tiranën, por dhe bashki të rëndësishme si Durrësi, Shkodra, Vlora.

1.Bashkia Peqin kandidon Albert Kreçi, aktualisht kreu i komunës Pajovë
2.Bashkia Ura Vajgurore kandidon Bujar Hoxha
3.Bashkia Patos kandidon Luan Mustafaj, aktualisht kreu i PD Patos
4.Bashkia Delvinë kandidon Dhurim Alinani
5.Bashkia Roskovec kandidon Gëzim Caushi
6.Bashkia Tropojë ? kandidon Besnik Dushaj përballë do të ketë Rexh Biberaj
7.Bashkia Vau i Dejës ? kandidon Zef Hila do të ketë përballë Gjok Lleshin
8.Bashkia Kamëz- kandidon Xhelal Mziu

9.Bashkia Elbasan- kandidon Ardian Turku
10.Bashkia Malësi e Madhe kandidon Anton Koka
11.Bashkia Pukë – kandidon Rrok Doda
12.Bashkia Gjirokastër- kandidon Igli Kokalari
13.Bashkia Libohovë kandidon Altin Çomo
14.Bashkia Gramsh kandidon Kodhel Cala
15.Bashkia Burrel- kandidon Nezir Rizvani
16. Bashkia Klos-kandidon Basir Çupa





Lajmet e fundit nga