web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ARRSH: Ja akset problematike në Rajonin Verior

8 Prill 2015, 08:04, Aktualitet CNA

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi të mërkurën se, qarkullimi i mjeteve paraqet vështirësi në akset rrugore në veri të vendit, si rezultat i shkarjeve pas reshjeve dhe temperaturave të ulëta të ditëve të fundit.

Përmes një njoftimi për shtyp ARRSH u bëri apel të gjithë drejtuesve të mjeteve në zonat ku ka vështirëi qarkullimi, për të zbatuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe për të respektuar sinjalistikën.

Në rajonin verior, Shkodër, vazhdojnë të jenë të bllokuara dy korsi të autostradës, për shkak të masiveve shkëmbore që kanë rënë. Për eliminimin e tyre specialistët dhe grupet e ngritura nga ARRSH po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të lëndëve plasëse.

E njëjtë vazhdon situata edhe në shkarjet e ndodhura në Bushtricë dhe në aksin Krum-Qafë Prush. Në aksin B.Curri ? Fierzë, 7 km nga B. Curri, ka ndodhur ditën e djeshme një shkarje e materialit të pjesës së sipërme të rrugës, që ka sjellë edhe dëmtimin e murit pritës të saj. Për momentin qarkullimi në këtë aks është me një kalim. Vazhdon puna për pastrimin e aksit





Lajmet e fundit nga