web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Greva, mësuesit “braktisin” mësimin për 1 orë në 20 prill

8 Prill 2015, 07:42, Aktualitet CNA

Mësuesit e shkollave parauniversitare do të protestojnë në 20 prill për 1 orë. Greva është lajmëruar nga sindikata e arsimit të cilat i kërkojnë Ministrisë së Arsimit të nënshkruajë kontratën kolektive me mësuesit.

Sindikatat i kanë lënë afat MAS-it deri në 30 prill në të kundërt do të kalojnë në grevë paafat. ?Do të bisedojmë në 30 prill me Ministrinë e Arsimit për kontratën kolektive. Në 20 prill do të zhvillojmë një grevë 1 orëshe dhe nëse deri në 30 prill nuk nënshkruhet kontrata kolektive e punës, atëherë do të kalojmë në grevë paafat?, – tha në një konferenc për mediat Xhafer Dobrusha, kreu i sindikatës së arsimit.

Sipas të dhënave të sindikatave janë rreth 38 mijë mësues që punojnë pa një kontratë kolektiveme Ministrinë e Arsimit.





Lajmet e fundit nga