web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndërron jetë në spital një 65 vjeçar/ Familjarët denoncojnë rastin në polici

7 Prill 2015, 15:34, Aktualitet CNA

Ndërron jetë në Spitalin Amerikan një shtetas nga Kosova, ku ndodhej i shtruar prej disa ditësh. Mësohet se viktima është D. Dërgiti, 65 vjeç, i cili ndodhej i shtruar në këtë spital nga 2 prilli për të marrë kurimin e nevojshëm.

Nga ana e tyre familjarët e viktimës kanë denoncuar rastin në polici me pretendimin se 65 vjeçarit, i është dhënë mjekimi i gabuar. Sipas tyre mjekët nuk kanë treguar kujdes në kurimin e tij.

Komisariati numër 3 i referon Prokurorisë materialet lidhur me rastin në fjalë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 





Lajmet e fundit nga