web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Elbasan/Qazim Sejdini takim me këshilltaret e Mitrovicës

7 Prill 2015, 14:02, Aktualitet CNA

Këshilltaret e Komunës së Mitrovicës, kanë zhvilluar një vizitë në qytetin e Elbasanit në kuadër të shkëmbimit të përvojave me këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Elbasanit, ku janë pritur nga  Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

Pasi i njohu me qytetin dhe historinë e tij, Sejdini vuri në dukje një nga ndryshimet e rëndësishme për përfaqësimin e gruas 50 % në Këshillat Bashkiakë. Sipas tij, tashmë këshilltarët nuk do të jenë pjesë e administratës, apo në poste drejtuese, çka sipas tij do t?i japë edhe më shumë hapësirë shoqërisë civile.

Organizatorja e këtij takimi, Vetone Veliu, drejtoreshë e Bashkësisë së Grave në Komunën e Mitrovicës, u shpreh se eksperiencat e Bashkisë së Elbasanit kishin bërë që ajo të zgjidhte këtë qytet për të mësuar më shumë.





Lajmet e fundit nga