web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erdogan mbërrin për vizitë në Iran, pavarësisht tensionit

7 Prill 2015, 11:56, Aktualitet CNA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan mbërriti në Iran për takime të nivelit të lartë. Media vë në dukje se vizita zhvillohet edhe pas
tensioneve të fundit midis fqinjëve në lidhje me një operacion ushtarak, të udhëhequr nga Arabia Saudite, kundër rebelëve shiitë Huthi në Jemen.

Erdogan ka mbështetur publikisht sulmet ajrore kundër rebelëve që mbështeten nga Irani.
Ai po ashtu ka akuzuar Teheranin se bën përpjekje ?të dominojë rajonin?.

Por, Irani mohon mbështetjen ushtarake për rebelët në Jemen, të cilët kanë detyruar edhe presidentin e këtij vendi, Abd-Rabbu Mansour, të largohet.
Marrëdhëniet diplomatike midis Turqisë dhe Iranit janë tendosur viteve të fundit edhe për shkak të mosmarrëveshjeve se si të zgjidhet lufta civile në Siri.





Lajmet e fundit nga