web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Iran/Shpërthejnë protestat kundër marrëveshjes së Lozanës

7 Prill 2015, 09:38, Aktualitet CNA

Në Teheran kanë shpërthyer protestat kundër marrëveshjes së Lozanës. Njerëzit janë mbledhur përballë parlamentit iranian, ku ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Javad Zarif ka ilustruar termat e paktit paraprak të arritur me fuqitë botërore në Zvicër. Ky pakt duhet të shndërrohet në marrëveshje përfundimtare mes Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha brenda 30 korrikut të këtij viti.

Një grup studentësh ishin epiqendra e protestës në Teheran, sipas agjencisë së lajmeve Fars. Ata hodhën slogane kundër marrëveshjes ndërsa na parrullat e mbajtura në manifestim lexohej ?Të humbësh në Lozanë e të bësh sikur ke fituar në Teheran?.





Lajmet e fundit nga