web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tiranë/ Gjendet e martuar 20 vjeçarja e shpallur në kërkim nga familjarët

7 Prill 2015, 15:00, Aktualitet CNA

Gjendet në kryeqytet një vajzë 20-vjeçare e shpallur në kërkim nga familjarët e saj në Lezhë. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se kane kapur shtetasen me inicialet D.P., 20 vjeçe, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia e Lezhës, për ?largim nga banesa?.

Ndërkohë, vetë 20 vjeçarja ka deklaruar se me dëshirën e saj ishte larguar nga shtëpia në qytetin e Lezhës, për të ardhur në Tiranë, ku është martuar me shtetasin E.D., banues në kryeqytet.

Lidhur me këtë çështje, policia ka kryer verifikimet e duhura në gjendjen civile përkatëse, ku rezultoi se të dy kishin kryer të gjitha veprimet zyrtare për martesën e tyre.





Lajmet e fundit nga