web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Itali/ Arrestohen dy shqiptarë duke vjedhur tulla

29 Mars 2015, 06:24, Aktualitet CNA

Policia italiane ka arrestuar shtetasit shqiptarë Bib Dokaj 41 vjeç dhe Ardian Zefi 27 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur tulla në orët e para të mëngjesit të 28 marsit në qytetin e Aleksandrisë.

Mësohet se të arrestuarit janë persona me precedente të shumtë penale. Karabinierët e qytetit të Aleksandrisë i arrestuan dy shqiptarët, sapo ata kishin ngarkuar në një kamion rreth 600 tulla të shkulura nga muret e një ndërtesë të rrënuar. Kamioni me tullat u sekuestrua, ndërsa dy të ndaluarit u dërguan në dhomat e paraburgimit të stacionit të karabinierisë së Aleksandrisë.





Lajmet e fundit nga